E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, mbështetësit e Vetëvendosjes thyejnë kordonin e policisë (VIDEO)

http://www.youtube.com/watch?v=rxxfayvSE_I

Nga vendi ku po zhvillohet protesta e Vetëvendosjes, para Qeverisë së Kosovës, njoftohet se protestuesit kanë hequr pengesat në sheshin “Skenderbeu”, që i ndanin nga objekti i Qeverisë. Ata ndodhen rreth 50-60 metra larg nga ndërtesa.

Mes protestuesve edhe Albin Kurti
Liderët e VV u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të mos shkaktojnë incidente, pasi nuk kanë për qëllim marrjen e institucioneve, por bllokimin e hyrje-daljeve. Njoftohet se nuk ka incidente të dhunshme, vetëm përplasjes për kapërcimin e barrikadave.

Thaçi i gatshëm të dal para protestuesve

14:03 – Kryeministri është i gatshëm të dal para protestuesve për tiu shpjeguar marrëveshjen për fusnotën, ka bërë të ditur shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci. Për ne çdo gjë është normale dhe e qetë. Ne reflektojmë edhe vullnetin e qytetarëve, atyre 600-700 qytetarëve që janë mbledhur aty. Ne nuk kundërshtojmë asnjë iniciativë të qytetarëve, por ne nuk mendojmë që duhet një gjë e tillë. Sapo dola nga zyra e Kryeministrit dhe gjithçka është në rregull, puna nuk është pezulluar , ka thënë ai.

13:50 - Visar Ymeri: Kryesia ka refuzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme. Na është thënë se vetëm Presidenti, Kryeministri ose 40 nënshkrime të deputetëve mund të thërrasin seancë , thënë kryetari i grupit paralamentar të VV-së në një prononcim për KTV-në.

13:10 – Protestuesit e Vetëvendosjes kanë thyer kordonin e PK-së te sheshi Skendërbeu. Ata janë afruar ndërtesës së Qeverisë, ndërkaq Policia nuk i ka penguar. Ata po vazhdojnë protestën e tyre kundër fusnotës.

12:55 – Vetëvendosje i ka bërë thirrje policisë që brenda 15 minutash ta largoj kordonin dhe pengesat e vendosura në rrugë përderisa njësitet policore janë në gjendje gatishmërie.

12:05 – Ka nisur protesta e VV që bën thirrje për pezullimin katër orësh të punës së qeverisë. Protestuesve u janë drejtuar me fjalime udhëheqësit kryesorë të Vetëvedonsjes duke thënë se kjo qeveri duhet të pezullohet sepse po e pezullon shtetin e Kosovës. (Koha+Indeksionline)


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›