E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vetëvaret 16-vjeçarja, nuk dihen shkaqet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në fshatin Kallm të komunës Mbrostar, rrethi Fier. Vajza e tyre,  ende pa mbushur 16 vjeç, me inicialet C.B.,  është gjetur  e vetëvarur në ambientet e  brendshme të shtëpisë mëngjesin e së hënës.

Mësohet se para se ti jepte fund jetës, ajo kishte bërë punët e shtëpisë dhe po përgatitej për të shkuar në shkollë. Vonesa e saj ka shqetësuar të afërmit, të cilët jan렠tmerruar kur kanë parë vajzën e tyre të varur dhe pa shenja jete.

Ata e kanë çuar me urgjenc렠në spitalin rajonal të Fierit, ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 16-vjeçares. Sipas policisë, për momentin ende nuk dihen shkaqet e vetëvarjes së adoleshentes, ndërsa po pyeten të afërmit e saj për të zbuluar më shumë. / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›