E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Veprimet janë konform Kushtetutës

Dërgimi i forcave speciale të policisë së Kosovës në veri ka vetëm një qëllim, që të vendoset rendi dhe ligji në atë pjesë të Kosovës, t`u sigurojë qytetarëve një jetë të qetë dhe pa brenga. Jo vetëm kaq, por dhe të implementojë vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit me shtetin serb.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.
 

Ai ka shtuar se veprimet janë konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës, “kushtetutë kjo e cila për ne është e shenjtë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›