E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, media:opsioni i vetëmzgjedhje të reja

PRISHTINE- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, e dërgon në mënyrë të pashmangshme vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe të parakohshme dhe nuk ofron asnjë mundësi kushtetuese për rivotim ose rizgjedhje të presidentit të ri, shkruajnë sot mediat kosovare.
Megjithëse PDK-ja dhe AKR-ja thonë se tashmë kanë mbledhur nënshkrimet për rikandidimin e Pacollit, një rivotim është i pamundshëm, për faktin se mbetja e vendit qoftë edhe një orë pa president nënkupton shpërbërje të parlamentit.

Kosova për herë të parë në historinë e saj ka mbetur pa president, që nga e hëna, kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shpalli procesin zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli si jo kushtetues dhe në kundërshtim me frymën demokratike.

Meqenëse Gjykata shpalli te pavlefshëm zgjedhjen e presidentit, kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi, kësaj rradhe nuk mund të emërohet ushtrues detyre i Presidentit të Kosovës.

Mandati i ushtruesit tw detyrws së presidentit që kryetari i Kuvendit të Jakup Krasniqi pati marrë pas dorëheqjes së Sejdiut, gjashtë muaj më parë, ka skaduar para dy ditësh.

Sipas Kushtetutës moszgjedhja e presidentit të ri deri në momentin e skadimiti të mandatit të ushtruesit të detyrës, automatikisht nënkupton shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, përveç kësaj, presidenti i ri duhet të emërohet së paku një muaj para skadimit të mandatit të presidentit paraprak përfshirë këtu edhe atij të ushtruesit të detyrës së presidentit.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›