E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi: Ok privatizimittë Telekomitpunëtorët në protestë

PRISHTINE-  Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2011. Buxheti është miratuar pa votat e opozitës e cila ka kundërshtuar nenin katër, me të cilin është aprovuar edhe shitja e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Miratimi në pako i buxhetit me shitjen e PTK-së nga opozita u cilësua si jo ligjore dhe jo kushtetuese. Sidoqoftë, votimi ka sjellë si rezultat mbështetjen e 66 deputeteve për buxhetin, 25 kundër dhe 12 abstenime.
Dokumenti për buxhetin parasheh 1 miliardë e 264 milionë euro hyrje buxhetore, ndërsa 1 miliardë e 434 milionë euro shpenzime. Këtu përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik, ndërsa parashihet rritje ekonomike prej 5.5 për qind.

Menjëherë pas miratimit te buxhetit në kuvendin e Kosovës, ku përfshiret edhe shitja e PTK-se, kanë dalë në protestë punonjësit e kësaj ndërmarrjeje të cilët kanë tentuar të thyejnë dereë e Kuvendit dhe te futen brenda. Policia i ka ndaluar duke perdorur gaz lotsjellës, ndërsa disa persona janë arrestuar.

Protestuesve u janë bashkuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ndodheshin në seancë.
Në protestë merrnin pjesë një numër i madh i punëtorëve të PTK-së, të cilët kanë thirrur “hajna - hajna”, shkruan gazeta kosovare Express.

Sindikalistët e PTK-së po kundërshtojnë privatizimin e ndërmarrjes së tyre, pasi shfaqin frikën se një numër i tyre do të mbesin pa punë pas privatizimit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›