E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet teknikeme Serbinë, Edita Tahiritakon Berishën

TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot, në një takim, zëvendëskryeministren e Kosovës, zonjën Edita Tahiri, e cila është dhe kryetare e delegacionit kosovar që merr pjesë në bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që diskuton për çështjet teknike të bashkëpunimit, në Bruksel.

“Në takim u rikonfirmua qëndrimi i prerë dhe paekuivok se këto janë vetëm bisedime teknike që kanë të bëjnë me çështje të jetesës së përditshme së qytetarëve të këtyre dy vendeve, të pavarura e sovrane, dhe nuk bëhet fjalë, në asnjë rast, për çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin apo ndryshim të kufijve”- thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë. Në këtë kontekst u theksua se ekzistojnë shumë Mitrovica në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe çdo lloj aludimi apo ideje për rikonfigurim të kufijve ndërkombëtare nuk i shërben stabilitet, sigurisë dhe paqes në rajon.

Bashkëbiseduesit shprehën mirënjohjen për SHBA-të dhe BE, për mbështetjen që po i japin këtyre bisedimeve teknike, si dhe u vlerësua fakti që sot Kosova është jo vetëm një ndër vendet më të sigurta, me treguesit ndër më të ulët të kriminalitetit në rajon dhe në Evropë, por është shndërruar qartësisht, në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti, sigurie dhe promovimi të bashkëpunimit dhe të miqësisë në rajon.

Nga ana e saj Zëvendëskryeministrja Tahiri vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Kryeministrit Berisha, në mbështetje të çështjes kombëtare dhe në veçanti në mbështetje të shtetit më të ri të Evropës, të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë presidenti serb Boris Tadic gjatë një forumi të organizuar në Bruksel ka deklaruar se Beogradi kërkon të negociojë me Tiranën zyrtare mbi konfliktet territoriale qindravjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›