Beogradi pret një marrëveshje të re me SHBA-në
Beogradi-Beogradi shpreson se gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Jo Biden, do të jetë një rast i mirë për të arritur një marrëveshje se si të eliminohet tema e Kosovës si pengesa më madhe në marrëdhëniet e dy vendeve. Sipas gazetës "Blic", ideja është që të arrihet një marrëveshje që Shtëpia e Bardhë të mos minojë më politikën e Beogradit ndaj Prishtinës në planin ndërkombëtar, dhe që të heqë dorë nga presionet mbi Serbinë për të bërë koncesione të cilat në cilëndo formë mund të aludonin në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, Beogradi do të garantonte që të vazhdojë me politikën e cila garanton stabilitet në këtë pjesë të rajonit, dhe se nuk do të bëjë hapa që do të pengonin jetën e përditshme të qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë, duke respektuar qëndrimin e Serbisë që Kosova nuk është shtet i pavarur.