Në kërkim të jashtëtokësorëve

Gara pritet të nxitet edhe nga fakti se teleskopët më të fuqishëm të ndërtuar ndonjëherë pritet të hyjnë në shërbim, ndërkohë që diskutimi shkencor për mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore po bëhet gjithnjë e më i përhapur.
“Mendoj se shkencëtarët janë shumë të lumtur që po kanë një bashkëbisedim racional mbi gjasat që të ketë jetë atje jashtë”, thotë Bob Nichol, një astronom në Britani. Gjatë kohëve të fundit, shumë planetë janë zbuluar që ngjajnë me tokën. Një i tillë u zbulua javën e kaluar në sistemin yjor, Alpha Centauri, i cili konsiderohet si më i afërti jashtë sistemit tonë diellor. Mbi 800 planetë të tilla janë zbuluar që nga vitet 90-ta.
Kërkuesit në Observatorin e Gjenevës thotë se planeti i zbuluar gjendet “tepër pranë” diellit të vet, sa për të qenë i banueshëm.
Tani astronomët pritet të intensifikojnë kërkimet për planetë të tillë, me shpresë se do të gjejnë një vend, ku kushtet janë të ngjashme me ato në Tokë.