E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, policia, e përfshirë në kontrabandë

Punonjës të policisë dyshohet të jenë përfshirë në kontrabandën e mallrave në pjesën veriore të vendit. Sipas një raporti të inspektimit të jashtëzakonshëm për Komandën rajonale të Mitrovicës, lidhur me përfshirjen e mundshme të zyrtarëve policorë në kontrabandimin e mallrave në këtë pjesë të vendit rezulton se: mungesa e komunikimit mes stacionit policor të veriut dhe atij të jugut, kontrolli i dobët i vijës kufitare, mbikëqyrja jo e duhur e policëve që punojnë në pikat e nxehta, ku dyshohet të zhvillohet kontrabanda, janë faktorët kryesorë që mundësojnë zhvillimin e kontrabandës në veri.

Janë gjithsej 4 faqe të raportit të IPK-së që flasin për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve policorë të Mitrovicës. Megjithatë IPK ka arritur të identifikojë 2 policë të Mitrovicës, të cilët dyshohet se janë të implikuar në kontrabandë.

Ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti u shpreh se beson se me realizimin e rekomandimeve që dalin nga raporti i IPK-së, do të mundësohet një kontroll më i mirë i veriut dhe një zvogëlim i rasteve të kontrabandës së çfarëdo natyre në këtë pjesë të vendit.RTK

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›