E Diel, 1 Nëntor 2026

Putini, qëndrim sfidues për Kaukazin

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vetëm Rusia, Osetia e Jugut dhe Abkazia mund të vendosin për numrin e trupave që Moska mban në territorin e shteteve të shkëputura nga Gjeorgjia.Zoti Putin përsëriti tezën ruse për njohjen e territoreve të shkëputura, duke e krahasuar atë me rastin e Kosovës.

"Ne e njohëm pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë në të njëjtën mënyrë sikurse shumë vende europiane njohën pavarësinë e Kosovës, gjë që ne besonim se ishte absolutisht e pabazë dhe shkelje e normave ekzistuese të ligjit ndërkombëtar. Kutinë e Pandorës nuk e hapëm ne", tha kryeministri rus, Vladimir Putin.

Zoti Putin tha se çështja e pranisë së forcave të armatosura ruse në Osetinë e Jugut dhe Abkazia do të vendoset mbi baza dypalëshe, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në bazë të marrëveshjeve mes Rusisë dhe "këtyre shteteve", siç i quajti ai.

Deklarata e kryeministrit rus u bë pas bisedimeve me homologun e tij francez, Fransua Fijon. Komentet e fundit të zotit Putin bien në kundërshtim me atë që ishte rënë dakord në marrëveshjen e armëpushimit, të negociuar nga Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›