E Diel, 1 Nëntor 2026

Krisma në dasmë, 1 e vdekur, 2 të plagosur

Lezhë – Edhe dasma është kthyer në tragjedi sot në fshatin Rrabosh të rrethit të Lezhës. Të shtënat e armëve i kanë marrë jetën një 50-vjeçareje, ndërsa kanë plagosur dy të tjerë. Ngjarja e ndodhur shënoi si viktimë Leze Hilën, e ftuar në dasmë.

Nga burimet në vendngjarje mësohet se janë plagosur Sandër Jaci dhe Hilë Caka, përkatësisht nga 45 vjeç. Dy të plagosurit janë në spital dhe nga mjekët bëhet e ditur se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkaq, policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, 44-vjeçarin Roland Çupi, i cili në momentin që ka shtënë, mësohet se ka qenë në gjendje të dehur. Duket se “zgjimi” i Çupit ka ardhur vetëm pasi është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka përhapur panik tek dasmorët, ndërsa bëhet e ditur se vrasja e Hilës dhe plagosja e dy personave të tjerë është bërë me armë gjahu.

Megjithëse vepra është kryer kur autori ka qenë në gjendje të dehur, policia po kërkon të zbulojë nëse shkak për të shtënat ka qenë ndonjë konflikt i momentit apo thjesht shkrepjet e armës me rastin e martesës së çiftit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›