E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan: Ançeloti, shpresat tek Kakà

Në ndeshjen e sotme në “San Siro”, kundër Lacios, Milan i vë të gjitha shpresat në ‘zgjedhjen e parë’ për të shkëlqyer: Kakà. Në fakt, do të jetë braziliani ai që do t’i udhëheqë kuqezinjtë për të kërkuar pikët e para në kampionat. Para tij, Karlo Ançeloti do të nxjerrë çiftin Pato-Borrielo me Ronaldinjon dhe Shevçekon të gatshëm për të vepruar. Delio Rosi i përgjigjet Zarates pranë Pandevit dhe Mauri që u mbron krahët.

Kundër bardhekaltërve, Ançeloti do të mbështetet tek njeriu i shpresës: Kakà. Ish-topi i artë, ende në kërkim të gjendjes së tij më të mirë sportive, do të udhëheqë sulmin kuqezi që do të shohë në lojë që në minutën e parë Borrielon, rëndësia e të cilit në zonën e kundërshtarit është cilësuar e pakundërshtueshme.

Në qendër do të jetë Gatuzo, i rikthyer pas një dëmtimi në krah në ndeshjen me kombëtaren. Me të, Ambrozini dhe Sedorf, të cilët, me daljen jashtë loje të Pirlos, do të duhet patjetër zgjerojnë fushën e veprimit për t’i dhuruar paparashikueshmëri lojës kuqezi. Në mbrojtje: Zambrota në të djathtë, Jankulovski në të majtë me Maldinin e Kalaxhen në mes. Abiati në portë.

Ndërsa Lacio do të luajë me të njëmbëdhjetët që pati edhe kundër Sampdorias javën e shkuar. E vetmja lëvizje e re është rikthimi i Matuzalemit në mesfushë në vend të Megnit. Në sulm konfirmohet Pandev – Zarate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›