E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re nafta ne det rrezik katastrofe

Zelanda e Re përballet me katastrofën mjedisore më të rëndë në historinë e ishullit. Deklarata është bërë nga Ministri i Mjedisit Nick Smith që me këto fjalë komentoi derdhjen e qindra tonëve naftë, të cilat po shtojnë ndotjen në brigjet veriore të ishullit ditë pas dite, duke vënë në rrezik dhe florën e faunën e pasur. 

Një situatë që përkeqësohet ora orës edhe për faktin se moti i keq  pengon operacionet e rekuperimit të anijes apo përpjekjet për të ndalur rrjedhën e karburantit. Anija është ankoruar që prej së mërkurës në barrierën koralore të Astrolabes, në brigjet e Taurangas, në Gjirin e Plenty.

Tani rreziku më i madh është që e çara të hapet edhe më tej ose edhe më keq; që e gjithë anija të çahet më dysh duke hedhur menjëherë në ujë ngarkesën prej 1700 tonësh naftë. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët e bregdetit të mos konsumojnë më prodhime deti, ndërsa vlerësohet se 370 ton naftë kanë përfunduar deri tani në ujë, duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme barrierën koralore.  

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›