Zjarr në Librazhd, Lushnje e Përmet, ndalohet 1 person
LUSHNJE- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në një masiv me pyje në vendin e quaqjtur Kantund. Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi dhe mësohet se kanë vënë në rrezik një zonë të banuar. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Lushnje
Përfshihen nga flakët edhe kodrat e qytetit të Lushnjes. Zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm dhe ka përfshirë kodrat me ullishte që ndodhen sipër qytetit. Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Ndërkaq efektivët zjarrfikës dhe banorët e zonës janë duke u përpjekur me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.
Permet
Ndërkaq, një 39-vjecar është vënë në pranga në Përmet për zjarrvënie të qëllimshme. Burime të policisë së qarkut të Gjirokastrës bëjnë të ditur se kanë arrestuar shtetasin Sokol Hadaj, banues në Këlcyrë të Përmetit, i cili akuzohet se i ka vënë qëllimishit zjarrin disa arave në fshatin Bual, ndërsa situata është agravuar pasi vatra e zjarrit është përhapur në kurorën me pisha në fshatrat Kutal, Kaludh e Piskove. Sipas të dhënave zyrtare, si rrjedhojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 46 hektarësh me pisha dhe 16 hektarë kullota. Zjarri rrezikoi seriozisht banesat e fshatit Kutal.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)