Kosovë, shtyhet gjyqi ndaj Albin Kurtit
Gjykata e Qarkut në Prishtinë të enjten ka shtyrë gjykimin e Albin Kurtit deri të premtën, më 16 prill, në orën 09:30. Siç thuhet në një njoftim të gjykatës, kjo për shkak se i pandehuri nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasi Policia e Kosovës nuk ka mundur ta zbatojë urdhër-arrestin e lëshuar nga gjykatësi kryesues.
Po ashtu, avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare, Avni Gjakova ka refuzuar të vazhdojë që ta ndihmojë Albin Kurtit dhe është larguar nga gjykata.
Gjykatësi kryesues ka vendosur që për mbrojtjen e Albin Kurtit të caktojë një avokat tjetër.
Kurti akuzohet për pjesëmarrje në turmë me ku ka kryer veprën penale të pjesëmarrje në një grup që i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare dhe për thirrje për rezistencë.
Këto tri vepra pretendohet se janë kryer gjatë demonstratave që u zhvilluan më 10 shkurt 2007 në Prishtinë.
Prokuroria përfaqësohet nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale (PSRK), thuhet në këtë njoftim të EULEX-it.