Kroacia kthen zyren ne Prishtine ne ambasade

Kroacia ka vendosur te ngreje marredheniet me shtetin e ri te Kosoves ne nivel ambasadash.
Shefi i zyres kroate ne Prishtine, Dario Malnar i dorezoi sot ministrit te Jashtem kosovar Skender Hyseni, letren e homologut kroat Gordan Jandrokovic, ne te cilen njoftohet se zyra e Zagrebit do te ngrihet ne nivel ambasade.
Sipas mediave kosovare, Malnar do te mbetet i ngarkuari me pune ne ambasade deri ne emerimin e ambasadorit te Republikes se Kroacise.
Burimet shtojne se ne letren e ministrit kroat shprehet gjithashtu gatishmeria e Kroacise per marredhenie te mira me Kosoven dhe per bashkepunim ne fushen e ekonomise dhe stabilitetit.
Kroacia eshte vendi i 14-te qe e ngre perfaqesine diplomatike ne Kosove ne nivel ambasade.