Kapen dy grabitësit e taksistit, në kërkim i treti
Malësi e Madhe
Kapen autorët e plagosjes së taksistit në Malësinë e Madhe. Ata janë ndaluar nga policia, teksa përpiqeshin të humbnin gjurmët, duke djegur taksinë e grabitur mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë lokale, të ndaluarit janë: Stiljan Hodaj, 17 vjeç, nga fshati Grizhë i Malësisë së Madhe dhe Besmir Hoxha, 17 vjeç banues i lagjes “Dobrac” në Shkodër. Policia ka shpallur në kërkim Kledis Arifi, 21 vjeç, nga fshati Vajush, si bashkëpunëtor në ngjarje. Sipas policisë, rreth orës 19:30 të së premtes, pranë varrezave të fshatit Gruemirë të Rrethit Malësi e Madhe, ata kanë plagosur në qafë me armë zjarri dhe më pas i kanë grabitur taksinë 48-vjeçarit, Esat Pepa, i cili punonte në periferi të qytetit të Shkodrës, në zonën e njohur me emrin “Rus”.
#