Lokalët protestojnë sot: Qeveria duart larg nga taksat tona!
TIRANE-Të zgjedhurit vendorë të Partisë Socialiste, kryetarë të bashkive dhe komunave në vend do të protestojnë sot në mesditë para godinës së qeverisë shqiptare duke i bërë thirrje kryeministrit të mos shkelë autotnominë e vendorëve. Protesta është organizuar nga Partia Socialiste.
Ditë më parë, kryetari i PS e njekohesisht kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama ka deklaruar në njoftime dhe prononcime të ndryshme për shtyp se “po cënohet pavarësia e pushtetit lokal nëpërmjet disa vendimeve të qeverisë që u rrëmbejnë disa taksa që shkojnë në buxhetin e qeverisë duke varfëruar xhepin e bashkive në vend”.
Protesta do të nisë me fjalime të bashkiakeve te cilet do ti drejtojnë thirrje direkt kryeministrit Sali Berisha “që t’i mbajë duart larg nga taksat e nga pushteti lokal”.
Ndërkohë Policia e Shtetit e njoftuar për këtë protestë ka marrë të gjitha masat për të parandaluar incidentët e mundshme. Gjithsesi selia rozë njofton se protesta do të jetë e qetë, por me tone të ashpra.
(d.b/BalkanWeb)