Kosovë, zgjedhjet nuk do të shtyhet
Prishtinë -Zgjedhjet lokale në Kosovë nuk do të shtyhen. Këto zgjedhje, sipas burimeve zyrtare nga Presidenca e Kosovës, do të zhvillohen nga vetë institucionet kosovare. Sipas burimeve zyrtare, presidenti së shpejti do të caktojë datën, pas konsultimeve me partitë politike. Në Komisionin Qendror Zgjedhor thonë se tashmë përgatitjet po bëhen dhe nuk e shohin problem organizimin e tyre në mënyrë të pavarur. Ndërsa një pjesë e opozitës kërkon që roli i OSBE-së të jetë i njëjtë me atë që ka pasur në zgjedhjet e fundit.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, sipas afateve që i përcakton Kushtetua e Kosovës. Kështu thotë Xhavit Beqiri, zëdhënësi i presidentit Sejdiu, duke mohua mundësinë që zgjedhjet të shtyhen. “ Presidenti shpejt do t’i thërras përfaqësuesit e partive politike të vendit dhe do të merren vesh, do të diskutojnë për detajet e nevojshme në mënyrë që të ketë një akoradancë të plotë për caktimin e kësaj date”, tha Beqiri.
Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur dyshimin se partitë në pushtet do të manipulojnë me rezultatin e zgjedhjeve. Zëdhënësi Besnik Tahiri thotë se kjo po shihet me vonesat që po shkaktohen me zgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së. Prandaj AAK-ja kërkon rol më të madh të OSBE-së në këtë proces, sikundër e ka pasur në zgjedhjet e fundit.
“ OSBE-ja ka pas një rol vëzhgues dhe monitorues dhe në fakt ata kanë ndihmua në konfirmimin e zgjedhjeve. Kjo është ajo që ne kërkojmë. Pasi që tendenca e kontrollimit të KQZ-së, mo-emërimi i shefit ekzekutiv të këtij komisioni, tregon qartë se konstalacioni qeverisës do të ndikojë drejtpërdrejtë në rezultatet zgjedhore”, tha Beqiri. Mirëpo në KQZ i vlerësojnë paragjykime këto vlerësime të AAK-së. Kryetari Zait Xhemajli thotë se KQZ-ja ka filluar të punojë për përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve dhe është e gatshme ta kryej këtë punë.
“Unë nuk e di arsyen pse një parti shfaq mosbesim kur akoma KQZ-ja nuk ka ardhur në një situatë ku ata duhet me e vlerësua punën e saj. Një mosbesim do të ishte sikur KQZ-ja, p.sh. gjatë procesit zgjedhor të keqmenaxhoj apo të mos i zbatojë dispozitat ligjore që kanë të bëj me zgjedhjet”, tha Xhemajli.
Edhe zëdhënësi i presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri thotë se zgjedhjet do të organizohen nga institucione e vendit. “Mirëpo ne kemi ftuar dhe mirëpresim mbikëqyrjen e organizmave të ndryshëm, siç është edhe OSBE-ja” , tha Beqiri. Kërkesën e AAK-së nuk e ka përkrahur as partia më e madhe opozitare AKR. Nënkryetari Ibrahim Makolli thotë se Kosova tashmë ka kapacitete të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve.
“Edhe në vendet ku ka demokraci të zhvilluar gjithmonë ekziston frika që ata që janë në qeveri mu mund të manipulojnë me zgjedhjet. Por unë nuk e besojë që duke qenë, pra ta zëmë, kësaj radhe OSBE-ja organizatore e zgjedhjeve mund të mos ndodhë një diçka e tillë”, tha Makolli. Ndërsa në presidencë supozojnë se muaji zgjedhor do të jetë nëntori, disa nga partitë politike tashëm kanë nisur me fushatën parazgjedhore. rtk/start