E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton me konsensus ndryshimet ne Kodin Penal

Ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar dhe çfarë diktuan debatet e gjata të opozitës në Parlament për kodin penal, Partia Socialiste në momentin e votimit bëri një kthesë të papritur. Ajo ktheu mbrapsht tërheqjen e saj nga konsesusi vetëm pak ditë me parë, duke mundësuar miratimin me konsensus të Kodit Penal me 128 vota pro dhe asnjë kundër. Ruçi pranoi se neni për dënimin e falsifikatorëve të statistikave nuk është aq i rëndësishëm sa për të bllokuara kodin
Por nëse ky hap nuk do të hidhej gjatë kësaj seance plenare një punë intensive e javëve të fundit e anëtarëve të komisionitë të ligjeve, vetë deputetëve socialistë, ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërisë civile rrezikoi të rikyçej në Kuvend, për shkak të një neni për të cilin palët nuk ranë dakort dhe në këtë frymë ishin dhe të gjithë debatet që i paraprinë votës së vështirë konsensuale.
Në kodin penal u miratuan disa ndryshime të rëndësishme, mbi shpifjen dhe fyerjen, të cilat tashmë do të denohen vetëm me gjobë e jo më burg. Po ashtu kodi u amendua në disa nene që forcojnë ndëshkimin e krimit elektoral, dhunën në familje. Amendamente të rëndësishme pati dhe për luftën kundër terrorzimit, krimit ekonomik.

Kuvendi miratoi shkarkimin e Spahiut
Parlamenti votoi të enjten raportin e komisionit hetimor për veprimtarinë e Kreshnik Spahiut gjatë kohës që ai ka qenë nënkryetar i KLD-së.
Komisioni hetimor për shkarkimin nga detyra të Kreshnik Spahiut në raportin e paraqitur të enjten në Kuvend konkludoi se nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me dashje të drejtpërdrejtë, ka devijuar nga funksioni i tij kushtetues, duke e zëvendësuar atë me veprimtari politike. Kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj, gjatë paraqitjes në Kuvend të raportit përfundimtar, i cili do të votohet në fund të seancës, theksoi se nga analiza e fakteve, rezulton se Kreshnik Spahiu është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike, pa njoftim të organeve kushtetuese me të cilat lidhet ushtrimi i detyrës së tij kushtetuese.

Miratohet ligji për tatimin mbi të ardhurat me me 68 vota pro dhe 60 kundër
Debate të forta dhe akuza të ndërsjellta shoqëruan diskutimin e ligjit të tatimit mbi të ardhurat. Kjo çështje u shfrytëzua nga deputetët opozitarë për t’iu rikthyer kundërshtive të tyre mbi taksën e sheshtë. Sipas deputetit te Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj kjo taksë është një padrejtësi shoqërore, pasi i merr taksa shtresave të varfra të shoqërisë, ndërkohë që favorizon ata persona me të ardhura të larta.
Por përkundrejt këtij pretendimi, ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se opozitës nuk i vjen për shtat sistemi aktual i taksave, pasi çoi në rritje të vazhdueshme ekonomike. Referuar ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, deputetët opozitarë u deklaruan kundër.
Deklarimet e para të të ardhurave do të bëhen në fund të muajit shtator. Sipas ndryshimeve të kaluara në seancë plenare, deklarimi i detyrueshëm do të bëhet nga ata persona që kanë të ardhura më tepër se 2 milionë lekë të reja në vit.
Gjithashtu në seancën e sotme plenare u miratua edhe ligji për prokurimet publike dhe ligji për statistikat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›