E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,Clark:Reduktimi i trupave,hapi i duhur

Ish-komandanti suprem i NATO-s gjatë fushatës së bombardimit të Aleancës kundër Serbisë, Wesley Clark, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës tha se shkurtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë është hapi i duhur sepse ka ardhur koha të përdoret diplomacia. Gjenerali në pension Clark ndodhej në Washington për t'i dhuruar Kosovës, uniformën ushtarake që mbante në kohën kur drejtonte fushatën 78-ditore, e cila çoi në largimin e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova. Uniforma do të vendoset në një projekt të ri të Muzeut të Kosovës dedikuar Shteteve të Bashkuara. Në intervistën e dhwnw gjenerali Clark komentoi së pari për planet e NATO-s për shkurtimin e trupave të KFOR-it, "Kanë kaluar tashmë 10 vjet dhe ka ardhur koha që kjo të kapërcehet dhe të përdorim diplomacinë. E di se disa njerëz në anën tjetër nuk do ta pranojnë dot faktin se Kosova është një vend i pavarur por ka ardhur koha që të lejojmë historinë të ketë vendin e saj dhe të ecim drejt së ardhmes", tha ai. Gjenerali tha se sfidat për Kosovën janë po ato sfida me të cilat ndeshen të gjitha shtetet, si të përdoren të gjitha institucionet shtetërore dhe të krijohet një jetë më e mirë për të gjithë. Gjenerali Clark tha se në Kosovë ka tani një universitet amerikan dhe ky është një hap i madh përpara, sepse sa më i lartë tw jetw niveli arsimor aq më e dëshirueshme është klima për investimet e biznesit dhe sa më shumë investime të bëhen aq më shumë vende pune krijohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›