E Diel, 1 Nëntor 2026

NASA nis misionin e parë në Hënë

Agjencia amerikane për fluturimet në hapësirë, NASA, filloi misionin e saj të parë në Hënë që prej një dekade. Në Cape Canaveral u nis një raketë me dy sonda në bord, të cilat do të hulumtojnë satelitin e Tokës. Ato duhet të gjejnë edhe vende të përshtatshme uljeje për një mision të mundshëm në Hënë me pjesëmarrjen e njeriut. Raketa e quajtur Atlas që mban edhe një kapsulë orbitale , u ngrit nga stacioni i forcave ajrore Cape Canaveral të enjten. Kjo është prova më e fundit për një mision të ri hapënsinor amerikan, që ka si qëllim rikthimin e astroanutëve në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2020-të. Sonda e vendosur në trupin e raketës, është dizenjuar dhe projektuar për të përpiluar hartën e sipërfaqes së hënës, për të testuar teknologji të reja, që mund të çojnë në zbritjen e njerëzve në hënë në misionet e tyre të radhës. Sonda përfshin edhe një satelit shoqërues i njohur me emrin L / CROSS i cili do të vendoset në një krater hënor, duke u lejuar shkencëtarëve të skanojnë ose të këqyrin terrenin për shënja të ekzistencës së ujit në këtë planet. Kështu NASA ka filluar me sukses dërgimin e dy sondave në Hënë, në misionin që do t'i hapë rrugën rikthimit të astronautëve amerikanë në Hënë. Zbuluesi orbital hënor, ose LRO dhe një vëzhgues i kraterit hënor, u lancuan nga Florida në bordin e raketës Atlas. Të dhënat e grumbulluara nga sonda LRO, do të kontribuojnë në dhënien e informacioneve më të hollësishme për misionet e radhës, veçanërisht në përzgjedhjjen e një terreni ku mund të zbresë njeriu. Kushtet e pafavorshme atmosferike, bënë që raketa të mos nisej në orën e paracaktuar. LRO do të hyjë në orbitën polare më të ulët të Hënës,në një hapësirë prej 50 km. Sonda do të shpenzojë të paktën një vit duke orbituar përreth Hënës, duke përdorur 6 instrumentet e saj për të mbledhur informacione të detajuara në lidhje me mjedisin hënor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›