E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë,EULEX-i ka arrestuar një person për rastin Bllaca


Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it, sot në Prishtinë, ka arrestuar një person lidhur me rastin Bllaca, i cili po vazhdon të hetohet.

Në njoftimin për shtyp, EULEX-i thotë se personi është i akuzuar për krime të luftës të kryera në qershor të vitit 1999 në komunën e Lipjanit.

Hetimet po zhvillohen nga ana e policisë së EULEX-it nën mbikëqyrje të Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës.
Nazim Bllaca, nga fshati Ribar i Madh, komuna e Lipjanit muaj më parë kishte dalë me video-incizime ku "dëshmonte" veprimtarinë e tij si agjent i SHIK-ut. Ai kishte pranuar një vrasje si dhe pjesëmarrje në planifikimin e 17 rasteve të rënda kriminale.
Bllaca, i cili në prononcimet publike ka thënë se ka marrë pjesë në së paku një vrasje, ndodhet në arrest shtëpiak që prej nëntorit të 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›