E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,LDD: Të krijohet një qeveri teknike

Partia Lidhja Demokratike e Dardanise ka propozuar krijimin e një qeverie teknike që të ndihmojë në kapërcimin e sfidave ekonomike që ka Kosova.Propozimi u bë nga nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Berim Ramosaj i cili kritikoi koalicionin qeverisës PDK-LDK për paaftësi në udhëheqje dhe ngecje të zhvillimit ekonomik të vendit. Ramosaj sugjeroi krijimin e një qeverie teknike të unitetit, të përbërë nga ekspertë, e cila do të mund të tejkalonte paaftësinë e qeverisë aktuale.Ai gjithashtu kritikoi qeverinë për neglizhencë ndaj ndikimeve të mundshme të krizës ekonomike globale në vendin tonë, dhe për t'iu përgjigjur sfidave të zhvillimit ekonomik.Duke vlerësuar se qeveria Thaçi ka deficit të ekspertëve,Ramosaj sugjeroi krijimin e një qeverie teknike të unitetit, të përbërë nga ekspertë të spektrit të gjerë, e cila do të mund të mbulonte paaftësinë e qeverisë së tanishme. Por përjashtoi mundësinë e krijimit të qeverisë teknike nga koalicioni aktual.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›