Busti i Fan Nolit do të vendoset në Turqi
Një bust për Fan Nolin në Turqi, në vendin ku ai lindi. Ky është një vendim i marrë pak kohë më parë nga bashkia e ibrik Tepes pas kërkesës së autoriteteve shqiptare. Pas kërkesave të vazhdueshme të disa shoqatave të ndryshme ,Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë është vendosur që busti i Fan Nolit të vendoset në Ibrik Tepe në vendlindjen e tij në Turqinë Evopiane. Ylli Polovina në cilësinë e një prej iniciatorëve tregon për negociatat dhe vendimin e marrë. Fan Noli është një prej personaliteteve më të larta të historisë dhe kulturës së kombit tonë. Ai lindi në 6 janar të vitit 1886 në Ibrik Tepe deri në moshën 18 vjecare dhe pastaj studioi në Greqi dhe më pas në SHBA. Fan Noli mund të quhet shqiptari i parë që u diplomua në Universitetin më të mirë në botë Harvard. Ai ishte kryeministër i Shqipërisë ,themeluesi i kishës autoqefale ortodokse shqiptare por edhe më shumë se kaq ka një kontribut të jashtzakonshëm në letërsi dhe art.Pikërisht për këto arsye intelektualët shqiptarë kanë kërkuar që një bust i tij të vendoset në vendin e tij të lindjes.ndërkohë konfirmohet që së shpejti Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve do të bëjë shpalljen e konkursit për ndërtimin e bustit që do të vendoset në Turqi