Studimi, stresi tek prindërit ndikon në krijimin e astmës tek fëmijët
Tensioni apo stresi i përjetuar nga prindërit mund të ndikojë dhe të luajë një rol në krijimin e astmës tek fëmijët. Një gjë e tillë është bërë e ditur sipas një studimi të shkencëtarëve të realizuar së fundmi. Sipas studimit, fëmijët e lindur nga prindër të stresuar që jetojnë në zona që cilësohen të ndotura, kanë më tepër gjasa të preken nga azma sesa nga fëmijët e tjerë , ku nuk ka tension apo ku shkalla e stresit është më e vogël. Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Californisë, beson se frika dhe shqetësimi i prindërve, kombinuar me të tjerë faktorë të tjerë, shton rrezikun e shfaqjes së azmës tek fëmijët. Gjithashtu ekspertët kanë provuar se femrat që janë të stresuara gjatë shtatzanisë, shtojnë gjithashtu rrezikun që fëmija e tyre të vuajë simptomën e azmës apo të alergjive të tjera. Dhe stresi është i njohur si një nga shkaktarët që provokon sulmet e azmës. Studimi më i fundit u krye tek 2497 nxënës që ndjekin ciklin fillor dhe jetojnë në jug të Kalifornisë. Studiuesit gjithashtu kane grumbulluar të dhëna që njihen si faktorë të tjerë rreziku, që ndikojnë tek azma, siç janë, ekzpozimi ndaj ndotjes së madhe si pasojë e trafikut të rënduar, pirja e duhanit nga nëna, , niveli arsimor i prindërve, por edhe niveli i stresit. Ashtu siç pritej, fëmijët e ekspozuar më shumë ndaj ndotjes së ajrit, kishin një risk më të lartë të preken nga astma, por ky rrisk shtohet edhe më, nëse prindërit shfaqin doza të mëdha stresi dhe e përshkruajnë jetën e tyre si të "paparashikueshme, të pakontrollueshme apo dërrrmuese".