E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/Babai i Xheksonit: Nuk kam përdorur dhunë

Babai i Majkëll Xheksonit, Xho Xhekson është shprehur për CNN se ai nuk ka përdorur kurrë dhunë mbi të birin dhe se nuk ka bërë asnjë gabim në rritjen e tij. Xho Xhekson ripërsëriti dyshimet e tij që në vdekjen e të birit është luajtuar një lojë e pistë, por pranoi se nuk dintë gjë se çfarë kishte ndodhur. Ai tha se nuk është lejuar të shohë apo të bisedojë me të birin e tij Majkëll, ditët përpara vdekjes së tij. Gjatë intervistës së babait të mbretit të popit Xhekson, intervistë e dhënë në Las Vegas, ai nuk kishte marrë pjesë në asnjë prej aktiviteteve të familjes së tij, në javët e fundit. Pyetjes mbi të dhënat e nxjerra nga autopsia private, për të cilën e bija Latoja deklaroi javën e kaluar se e ka parë, Xho Xhekson u përgjigj se atij nuk i është treguar asgjë. Ai gjithashtu tha se nuk dinte gjë se ku është mbajtur trupi i pajetë i të birit, që pas ceremonisë publike të varrimit. Xhekson mohoi se është ndarë ligjërisht nga bashkëshortje Ketrin Xhekson, gruaja e tij që prej 60 vjetësh, megjithëse tha se e kalon pjesën më të madhe të kohës në Las Vegas dhe që gruaja e tij jetonë në shtëpinë e familjes në Encino të Kalifornisë.
Xhekson mohoi një raport i cili tregon për një marrëveshje të tijën që tregon se babai i mbretit të muzikës pop ka nënshkruar një dokument që thoshte se ai nuk do të përfshihej në rritjen e tre fëmijëve të të birit, si një rrugë që do të ndihmonte bashkëshorten për kujdestarinë e fëmijëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›