E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Kosovës i duhet Kushtetutë e re'

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 14:53

"Kushtetuta e Kosovës të ndryshohet dhe plotësohet konform me specifikat e Kosovës", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Fatmir Fehmiu, ekspert i së Drejtës Kushtetuese.

Sipas tij, duke u nisur nga fakti se kjo Kushtetutë është sui-generis, si për nga rrethanat, ashtu edhe për nga metodologjia e hartimit të saj, kjo gjithsesi duhet të ndryshohet, sepse një Kushtetutë duhet të jetë akt i vullnetit të popullit.

"Këtu kemi akt të vullnetit ndërkombëtar, i cili mbështetet në të ashtuquajturën Paketa e Ahtisaarit; e dyta aty janë prapë disa faktorë ndërkombëtar - qoftë për aspektin institucional juridik, qoftë për aspektin e sigurisë - e këto duhet të shkrihen. Në qoftë se kjo është Kushtetutë pasqyrë e një sovraniteti, pavarësie të mbikëqyrur, atëherë duhet të eliminohen të gjitha këto që të mund të krijohet një akt origjinal autentik që do të shprehte vullnetin e popullit të Kosovës. Duhet të përkujtojmë se kjo Kushtetutë ka qenë nja 3 javë në të ashtuquajturin diskutim publik. Mirëpo, asnjë nga vërejtjet, të cilat janë dhënë gjatë diskutimit publik, nuk janë inkorporuar, duke përfshirë edhe çështjen terminologjike, edhe nga aspekti teknik, juridik, edhe nga aspekti përmbajtjesor, edhe nga aspekti terminologjik etj. Gjithsesi, kjo duhet të merret, të rishikohet të ndryshohet dhe të plotësohet konform me specifikat, të cilat e karakterizojnë Kosovën", tha Fehmiu.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›