Kosovrasti: Basha merr detyrën të enjten
TIRANË- E enjtja ose e premtja do të jetë dita kur Lulëzim Basha do të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Sipas Përfaqësuesit të PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, kreu i KQZ-së i ka përcjellë vendimin e shkurtuar të Kolegjit sekretariatit të bashkisë dhe prefektit.
Sekretari i këshillit bashkiak, Vladimir Gjonaj, ka 5 ditë afat për të mbledhur keshillin me 55 anëtarë, ku Partia Demokratike do të ketë 28 vende, ndërsa koalicioni i së majtës, 27 vende. Në këtë mbledhje kryetari i ri do të bëjë betimin.
“Sipas detyrimit ligjor që ka, detyrim, i cili thuhet në ligjin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, ai ka detyrimin të thërrasë mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Nuk mund ta thërrasë mbledhjen para 5 ditësh, domethënë duhet të kenë kohë këshilltarët, të lajmërohen 5 ditë para, në mënyrë që të zhvillohet edhe mbledhja e parë e këshillit bashkiak të Tiranës. Rrreth të enjtes apo të premtes e shumta, pasi nuk besoj se kjok punë mund të zgjasë më tepër të thërritet mbledhja e parë e Këshillit,- theksoi Kosovrasti.
Por në shkëmbimin e detyrave, ligji parashikon dhe betimin e lamtumirës së kryetarit paraardhës, Edi Ramës, veprim të cilin nuk dihet ende nëse do ta kryejë.
Sipas ligjit "Për pushtetin vendor", pas vendimit të dhënë dje nga Kolegji, sekretari aktual i këshillit, i zgjedhur në këtë post nga Partia Socialiste, duhet të thërrasë mbledhjen e parë jo vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit. Kolegji Zgjedhor e dha vendimin për Tiranën më 8 korrik dhe mbledhja e parë duhet të thirret brenda datës 28 korrik.
"Këshilli komunal ose bashkiak e zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshilit komunal ose bashkiak. Në mungesë të tij, nismën për thirrjen e mbledhjes së parë e merr prefekti. Në rast se asnjë nga subjektet e sipërpërmendura nuk e ushtron këtë të drejtë brenda afatit të parashikuar, atëhere këshilli mblidhet vetë brenda 10 ditëve", thuhet në pikat 1 dhe 2 të nenit 26 të këtij ligji.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)