E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohet banesa te stacioni i trenit

Është djegur krejtësisht banesa e improvizuar e një çifti egjiptianësh në zonën pranë stacionit të trenit në Tiranë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, mbërritën efektivë të shërbimit zjarrfikës të Tiranës, të cilët manaxhuan që flakët e zjarrit të mos përhapen në ambientet përreth.

Banorët e pallateve aty pranë, konfimuan se çifti kishte një foshnje të sapolindur dhe prej kohësh ata kishin mosmarrëveshje mes tyre.

Kjo bëri që zjarrfikësit të kërkonin me imtësi në rrënojat e djegura për të konstatuar nëse në godinë nuk kishte njeri në momentin e rënies së zjarrit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›