E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovrasti përplaset me Subashin

 

Gjatë shqyrtimit të kërkesave përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti ka debatuar me nënkryetaren e KQZ-së, Dëshira Subashi. Shkak është bërë qëndrimi i Subashit, në lidhje me kërkesën e PD-së. Sipas saj, kërkesa e PD-së është jashtë afatit, pasi ligji përmban kushtin, që kërkesat e subjekteve paraqiten njëkohësisht me raportin. Por Kosovrasti e ka sulmuar duke u shprehur se nuk ka të drejtë të komentojë kërkesën e PD-së. Ndërsa Subashi kërkoi që të mos ndërhyjë Kosovrasti në kohën kur fliste ajo, pasi nuk e lejon Rregullorja. Edhe anëtari Artan Lazaj kërkoi vendosjen e standardit, pasi “nuk duhet të ndërhyhet kur flasin 7 anëtarët e KQZ-së”. Ndërsa Varfi shtoi se: “Kreu i KQZ nuk duhet të etiketojë fjalën e anëtarëve, mund të komentoni qëndrimet, por jo të merreni me gjëra personale”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›