E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosta Rika zgjedh për herë të parë një presidente

Banorët e Kosta Rikës kanë zgjedhur për herë të parë në historinë e vendit një presidente, e cila ishte kandidate e partisë në pushtet, pasi që ajo premtoi gjatë fushatës se do të vazhdojë politikat e tregut të lirë, në shtetin më stabil të Amerikës Qendrore.

Me pjesën më të madhe të votave tashmë të numëruara, Laura Chinchilla ka një epërsi prej 22 pikësh ndaj rivalit të saj më të afërt. Ajo tuboi 47 për qind të votave dhe kaloi pragun prej 40 për qind të votave të nevojshme, për t’iu shmangur rrethit të dytë zgjedhor.

Chinchilla ka premtuar se do të vazhdojë politikat e njëjta politike, të cilat së fundi rezultuan me nënshkrimin e një marrëveshje tregtare mes SHBA-së dhe Kosta Rikës dhe fillimin e tregtisë me Kinën.

“Sot ne po shkruajmë histori. Populli i Kosta Rikës ma ka dhënë besimin dhe unë nuk do ta tradhtojë këtë besim”, theksoi Chinchilla.

Rivali i saj më i afërt, Otton Solis, fitoi vetëm 25 për qind të votave. Megjithatë, mbeti e paqartë se a do të arrijë partia e Chinchillas, Partia për Çlirim Kombëtarë, të fitojë shumicën në Kongresin e Kosta Rikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›