Kosta Trebicka: “Arrestimi i Diverolit? Këta janë amerikanët”
Biznesmeni shqiptar e quan arrestimin një veprim hetimor. Trebicka shfaqet i dyzuar në lidhje me Aleksandër Podrizkin
Habjon Hasani
Biznesmeni shqiptar, Kosta Trebicka, i kontaktuar dje në mesditë nga “Albania”, e ka quajtur një veprim në kuadër të hetimeve arrestimin e Efraim Diverolit. Trebicka është shprehur se autoritetet amerikane veprojnë në mënyrë precize dhe profesionale për zbardhjen e çështjeve. “Po, jam njohur me arrestimin e Diverolit. Në fakt nuk kam dëshirë ta komentoj gjatë këtë fakt, por mendoj se është një veprim normal, nëse mund të shprehem kështu. E them këtë pasi është vetë natyra e punës së autoriteteve të ligjit në Shtetet e Bashkuara, të cilët bëjnë veprime standarde dhe profesionale kur hetojnë diçka”, - i ka thënë dje Trebicka “Albania”-s. Kosta Trebicka u bë një personazh shumë popullor në Shqipëri kur në mediat shqiptare u botuan pjesë të bisedave të tij me Efraim Diverolin, ndërsa ky i fundit e kishte zgjedhur Trebickën për të bërë ripaketimin e fishekëve që Diveroli do të çonte në Afganistan, në bazë të kontratës që kishte fituar me Pentagonin. Por, përveç dimensionit amerikan të kësaj marrëveshjeje (fishekët në Shqipëri ishin kinezë dhe të vjetruar, kjo ishte e kundërligjshme për amerikanët), Trebicka u kthye në epiqendrën e një akti gjobëvënieje që iu bë Diverolit nga Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji, kur këta të fundit i kërkuan atij që të pranonte firmën “Evdin ltd” si ndërmjetëse mes “AEY”-së së Diverolit dhe “MEICO”-s. Pikërisht për t’u sqaruar në lidhje me futjen në mes si “pykë” të kësaj firme, Diveroli ka ardhur në Shqipëri dhe së bashku me mikun e tij, Aleksandër Podrizkin (i arrestuar edhe ai të premten) kanë takuar në një apartament Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe një person tjetër, që ende nuk është identifikuar.
Dilema Podrizki
Mëngjesin e së premtes në Majami të Shteteve të Bashkuara autoritetet amerikane arrestuan Efraim Diverolin, Dejvid Pakauzin, Ralf Merillin dhe Aleksandër Podrizkin. Ky i fundit ka qenë përfaqësuesi ekskluziv i “AEY”-së për Shqipërinë. Por Podrizki është përmendur nga nënkontraktori Trebicka në prononcimet e tij për median, si Aleksi, që sipas Trebickës, ishte njëkohësisht dhe instruktor i NATO-s për gjuhët e huaja.
“Zoti Pinari e merr zotin Diveroli nga aeroporti bashkë me zotin Aleks, i cili ishte përfaqësues amerikan i ‘AEY’-së në Shqipëri dhe njëkohësisht punonjës i forcave aleate të NATO-s. Ai ka qenë i instruktuar, pasi u mësonte forcave aleate të NATO-s gjuhën frënge dhe disa gjuhë të tjera, sepse ishte tepër i kualifikuar në mësimdhënien e gjuhëve të ndryshme dhe të tre së bashku me zotin Pinari, pasi vijnë në Hotel Sheraton, largohen dhe shkojnë në një rrugë, e cila është një rrugë që kalon midis Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Drejtësisë”, - ka deklaruar Trebicka dy muaj më parë më intervistën e parë të tijën dhënë për televizionin “News 24”. Sakaq, i pyetur dje në lidhje me arrestimin e “instruktorit të forcave të NATO-s”, sikurse Trebicka e kishte përshkruar, biznesmeni shqiptar u shpreh: “Aleks Podrizki ishte përfaqësues i ‘AEY’-së në Shqipëri dhe më duket se ka pasur disa bashkëpunime me forcat e NATO-s”. Trebicka është shprehur më tej se ai është takuar disa herë me Podrizkin, duke qenë në pozitën e nënkontraktorit. “Po, është pikërisht Aleksi që ka qenë në takim te apartamenti. Natyrisht që unë jam takuar me të, pasi ai ishte i dërguari i ‘AEY’-së, ndërsa unë nënkontraktor. Mendoj se ai mund të ketë qenë diku te 26 ose 27 vjeç”, - i deklaroi Trebicka “Albania”-s.
Minipërgjimet
Arrestimi i katër drejtuesve kryesorë të firmës “AEY” në Shtetet e Bashkuara rezulton të jetë një zhvillim që mund të kthejë katërcipërisht zhvillimet e ngjarjeve apo të nxjerrë në skenë të tjerë aktorë të papërmendur deri sot. Në fakt “Albania” ka paralajmëruar dyshimet e organeve hetimore shqiptare lidhur me implikimin e të tjerë personazheve në këtë biznes. Një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme i ka thënë “Albania”-s rreth një muaj më parë se ata kishin dyshime lidhur me përgjimet që kishte zhvilluar Trebicka përgjatë komunikimit të tij me Efraim Diverolin. Gjatë ekzaminimit që ata u kanë bërë shiritave kanë kuptuar se bisedat janë të ndërprera dhe mendojnë se organeve hetimore mund t’u jetë vënë në dispozicion një material i cunguar. Megjithatë, Prokuroria ka marrë në pyetje biznesmenin Trebicka pak kohë më parë, ndërsa mësohet se nga dëshmia e tij kanë dalë në dritë dhe detaje të tjera tejet të rëndësishme lidhur me vendtakimin e Diverolit me Delijorgjin dhe Pinarin (apartamenti te Ministria e Arsimit), por janë siguruar dhe detaje të tjera në lidhje me qëndrimin dhe veprimet e ish-ministrit Fatmir Mediu, pasi u vu në dijeni nga Trebicka se vartësi i tij, Ylli Pinari, po fuste në lojë një firmë fantazmë si ndërmjetëse.
Përgjimet, batutat e Diverolit për zyrtarët shqiptarë
Mendoj se është, mendoj se është i mafies ose mafia po e kontrollon atë. Në të dyja mënyrat ai është një problem. Problemi është se unë nuk kam zgjidhje.
Edhe pse Pinari ma kërkoi, dhe ai është duke më detyruar mua që ta bëj, unë nuk e kam mbështetur asnjëherë këtë vendim. Jam shumë i shqetësuar.
Është një gjë që duhet ta kuptojë Pinari: Unë nuk jam shok me Henrin... nuk mund të bëj biznes majmunësh me mafien dhe Delijorgjin dhe gjithë ata njerëz të dhjerë në Shqipëri...
Pinari do njerëz si Henri në mes, që të "kujdesen" për të dhe njerëzit e tij, por kjo nuk është puna ime. Unë nuk dua të di për këtë gjë.
Kuptoj... po të them se... unë të mbroj ty, ti mbron gjërat e mia. Më lër që të flas me Pinarin. Pinari di ç'të bëjë me paketimin. Sepse ai po të largon ty nga pozicioni që ke.
Merre në telefon, lute, puthe, çfarëdo qoftë. Dërgo një nga kurvat e tua që t'ia bëjë atij... le ta bëjmë atë të lumtur. Ndoshta të jep një tjetër shans të bësh punën. Jo?
Më shumë, më shumë. Çështja shkoi më lart, te kryeministri dhe djali i tij. Kjo është... kjo mafia është shumë e fortë për mua.
Nuk mund ta luftoj këtë mafie. Është bërë shumë e madhe. Kafshët sapo dolën jashtë kontrollit. Shumë lojtarë...
23 Qershor 2008