Tanket izraelite, rrugëve të Gazës
Ushtria izraelite po marshon pak nga pak drejt qendrës së Gazës. Para mëngjesit të djeshëm, mjetet e blinduara me Yllin e Davisid hynë në lagjen periferike, Sheik Ajlin, ndërkohë që bateritë e topave godisnin lagjen Tal Al Hava. Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, ndërkaq shpalli që ofensiva, e cila deri tani ka shkaktuar të paktën 850 viktima që nga dita e nisjes më 27 dhjetor, "po u afrohet objektivave të saj". Zëvendësministri i Mbrojtjes, Matan Vilnai, tha në radion shtetërore se operacioni ushtarak izraelit është afër fundit.
Familjet në arrati
Dhjetëra familje, me shumë fëmijë e me shumë pak sende me vete, po largohen nga periferia në kërkim të sigurisë në vende më të mbrojtura. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 25 mijë rezidentë të Gazës kanë braktisur shtëpitë dhe janë strehuar në qendra të posaçme të ngritura nga UNWRA, agjencia e OKB-së për refugjatë.
Periferia e Gazës u kthye në teatër luftimesh të ashpra: ushtarët izraelitë zunë pozicione mbi çatitë e shtëpive për të sulmuar militantët hamas, të cilët u përgjigjën me granata antitanke për të ndaluar avancimin e tankeve izraelite. Mësymja masive u parashikua që dy ditë më parë edhe me lëshimin e fletushkave që i paralajmëronin banorët për këtë "fazë të tretë" të ofensivës. Nga luftimet mësohet se gjetën vdekjen 10 luftëtarë të Hamas-it apo Xhihadit islamik, ndërkohë që nga burime mjekësore bëhet me dije se janë regjistruar edhe civilë të vrarë. Një predhë artilerie goditi një shtëpi, duke lënë të vdekur dy gra e katër fëmijë. Vetëm gjatë orëve të paradites së djeshme mësohet të kenë gjetur vdekjen të paktën 26 vetë.
Orët e natës
Shpërthime dhe zjarre në disa pika të ndryshme ndriçuan orët e natës së qytetit Gaza, ndërkohë që një numër i madh tankesh i afrohej qendrës së qytetit. Forcat e armatosura izraelite bënë me dije se kishin bombarduar 60 objektiva gjatë një nate më parë. Një zëdhënës raportoi se forcat ajrore goditën, mes të tjerash, tunelet që përdoren për kontrabandën e armëve, si dhe një xhami në jug të Rripit të Gazës, e transformuar në magazinë armësh dhe ambient stërvitjeje për militantët.
Dhjetë sulme ajrore
Burimet ushtarake folën edhe për dhjetë sulme ajrore kundër grupeve palestineze të armatosura, ndërkohë që janë regjistruar një seri përballjesh në terren mes forcave hamas dhe forcave të këmbësorisë izraelite. Nga burime mjekësore u mësua se edhe gjatë orëve të natës u regjistruan viktima, por pa specifikuar nëse bëhej fjalë për militantë apo civilë.
Sipas dëshmive të mjekëve palestinezë, izraelitët përdorën bombat me fosfor kundër një numri të madh shtëpish në zonën Khuza, në jug të Gazës. Një grua gjeti vdekjen ndërkohë që numri i të plagosurve i kalon të 100-ët, pjesa më e madhe e të cilëve me djegie apo të intoksikuar. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite i përgënjeshtroi totalisht zërat për përdorimin e bombave me fosfor të bardhë. Edhe në lindje e në veri të Gazës u regjistruan përplasje të ashpra me armë.
Olmert, "pranë objektivit"
"Izraeli po i afrohet objektivit të përcaktuar paraprakisht për operacionin kundër Hamas-it në Gaza", vërejti Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, në fjalën e hapjes së takimit me Këshillin e Ministrave. "Nuk na lejohet të na shkasë nga duart ajo çfarë kemi arritur me shumë mundime deri tani", shtoi Kryeministri, për të nënvizuar më pas se "asnjë vend në botë, edhe ata që na mbajnë predikime, nuk do kishin treguar masa të tilla autokontrolli".