Itali, shkatërrohet një pallat në Bari
Një pallat trekatësh në Bari të Italisë u shkatërrua tërësisht dje gjatë orëve të drekës, për shkak të një shpërthimi, me shumë gjasa i shkaktuar nga ndonjë rrjedhë gazi. Për momentin, bilanci i fatkeqësisë është 3 të vdekur dhe 8 të plagosur, ndërkohë që karabinierët flasin për mundësinë e një të humburi. Tetë banorë të tjerë të pallatit u shpëtuan dhe u dërguan menjëherë në një spital të Barit: bëhet fjalë për dy fëmijë, tre burra dhe tri gra.