Obama, së shpejti aktiv në Lindjen e Mesme
Me të marrë në dorë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka në plan të impenjohet maksimalisht për të gjetur rrugëzgjidhjen, e cila do mund të sjellë paqen mes Izraelit dhe palestinezëve në Rripin e Gazës. Presidenti i ri e bëri deklaratën gjatë një interviste të dhënë në rrjetin amerikan ABC. Obama tha se konflikti ka përforcuar edhe më tej vendosmërinë e tij për të gjetur urgjentisht një zgjidhje për mosmarrëveshjet në këtë rajon.