E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, mbytet trageti me 250 pasagjerë

Një operacion shpëtimi po zhvillohet në Indonezinë Qendrore, pasi një traget pasagjerësh u përmbys, ndërkohë që në bordin e tij gjendeshin rreth 250 pasagjerë. Sipas një agjencie vendase për ndërhyrjet e shpeshta u arrit të shpëtohej një pjesë e pasagjerëve, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e të tjerëve. Mësohet se mjeti lundrues, "Teratai Prima", ishte nisur nga një zonë në jug të vendit një ditë më parë dhe se në operacionin e shpëtimit janë përfshirë marina e vendit dhe policia lokale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›