E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosto e banesave, fiksohet 340 USD për metër katror

Tiranë, 4 Shkurt NOA - Përmes një udhëzimi të
veçantë, Këshilli i Ministrave njofton miratimin e kostos mesatare të ndërtimit
të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin
2010, e cila do të jetë në masën 34 668 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi.

Qeveria thotë se udhëzimi u miratua në
mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit Për programet sociale për
strehimin e banorëve të zonave urbane, me propozimin e ministrit të Punëve
Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera
mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, për qytetet për të cilat
nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, do të merret vlerat e
kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt.

Sipas udhëzimit, vlerat mesatare të banesave
në tregun e lirë nuk mund të përdoren për tiu referuar zonave të afërta.

Në udhëzim përcaktohet se ngarkohen Ministria
e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Enti Kombëtar i
Banesave për zbatimin e këtij udhëzimi.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›