Kostoja e mostransparencës
Mentor Nazarko
Vizita e kryeministrit grek Karamanlis vazhdon të prodhojë fryte të hidhur për kreun e qeverisë shqiptare, Berisha. Historia e marrëveshjes së kufijve detarë që u firmos gjatë asaj vizite po paraqitet mediatikisht dhe politikisht si njëlloj katastrofe
me efekte elektorale, gjëja e fundit që zoti Berisha do të donte të përftonte. Por kur nuk ka transparencë , mund të presësh edhe më keq, madje frytet e ëmbla të kthehen në të hidhura. Mungesa e transparencës në marrëveshje të tilla, siç është ajo e delimitimit të kufijve detarë me një fqinj si Greqia, prodhon në mënyrë të ligjshme dyshime mbi llojin e saj. Por kjo nuk do të thotë se të gjithë dyshimet janë reale. Le ta nisim analizën tonë me atë pse dyshimet janë të ligjshme. Dhe pastaj të kuptojmë sa real është dyshimi më i rëndë se Shqipëria i ka falur Greqisë 225 kilometra katrorë.
Ligjshmëria e dyshimeve
Marrëveshja me Greqinë për delimitimin e kufijve ujorë, apo deteve territorialë respektivë, që në fakt ka efekte dhe në kufijtë tokësorë dhe ata ajrorë, është e para në grupin e marrëveshjeve që nënshkruajnë dy vendet fqinjë, dhe zakonisht nuk është e para. Pas traktatit të miqësisë midis dy vendeve, nënshkruar në vitin 1996, ku për herë të parë prej vitit 1913, Greqia pranon “integritetin territorial të Shqipërisë”, do të duhej të nënshkruheshin dhe marrëveshje të tjera për kufijtë tokësorë, për incidentet kufitare, për piramidat (në fakt marrëveshje tipike të luftës së ftohtë), për regjimin e ujërave lumore etj., etj. Por rastësisht ose jo, kjo marrëveshje e 27 prillit 2009 është e para. Për të gjithë të tjerat që kanë qenë në axhendën e kontakteve tona diplomatike me Greqinë, që prej vitit 1946, apo në daç prej 1971, apo dhe prej 1987, vit kur Greqia shpalli heqjen e “gjendjes së luftës”, fqinji ynë ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje të tilla. Dhe e filloi me ujërat. Kjo të bën të mendosh se mbrapa këtij nguti, kësaj radhe marrëveshjesh, ka një interes aktual të fqinjit, siç mund të jetë shfrytëzimi i burimeve natyrore të fundit të detit. Kjo duket dhe nga vetë teksti i marrëveshjes (neni 3) botuar në “Gazeta Shqiptare”, ku shquhen referencat për zhavorrin dhe rërën (jo për naftën çuditërisht).
Arsyeja e dytë pse duhet të dyshosh, është se ishin grekët të parët që e kërkuan nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe jo pala jonë, megjithëse zyrtarët shqiptarë kanë përgënjeshtruar veten. Njëherë zyrtarët tonë thonë se ishim ne, njëherë (Besnik Mustafaj thotë se ishte pala greke) të kundërtën. Pse kjo lëkundje në përcaktimin e iniciatorëve të marrëveshjes?
Arsyeja e tretë është se pala shqiptare, nëpërmjet të gjithë niveleve që u investuan në mbrojtje të marrëveshjes (kryeministri i fundit në radhë), iu referuan Konventës Ndërkombëtare të Montego Bay-t, si argument pse “marrëveshja ishte e drejtë”. Pra, sipas tyre, konventa është aq e qartë, sa palët nuk mund të mos zgjidhnin veçse kufirin më të ndershëm. Ky është një argument banal që me të vërtetë të krijon dyshime: po të ishte kështu, bota nuk do të kishte konflikte për kufirin detar, madje vetë Greqia. Shikoni konfliktin e saj me Turqinë, konfliktin kroato-slloven, Spanjë-Marok etj., etj. E drejta e detrave është pjesa e pranuar më me vështirësi në marrëdhëniet ndërkombëtare (viti i miratimit dhe ritmi i ratifikimeve të kësaj konvente) sepse teksti i këtij dokumenti me gjithë qartësinë, prapë lë vende për interpretime të ndryshme. Po të shikosh dhe nenet e kësaj konvente të cilave iu referua përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme në konferencën për shtyp, e kupton më së miri se hapësira për subjektivitet, për negociata midis palëve është shumë e madhe dhe në këto raste fiton pala më e fortë (nenet 5, 7, 10, 15 të konventës së Montego Bay-t).
Së katërti. Lloji i hartës së përdorur. Nëse është e vërtetë se hartat e përdorura gjatë negociatave kanë qenë greke, atëherë krijohet ligjshmërisht hapësirë për dyshim. Në pjesën e parë të konventës së Montego Bay-t, lloji i hartës është element thelbësor për përcaktimin e kufirit (shiko nenin 5, 6 dhe 16).
Madje dhe këtu vijmë tek argumenti i pestë. Harta duhet të jetë element i marrëveshjes me pika të përcaktuara qartë dhe në vijën bregdetare të secilit prej vendeve. Dakord është respektuar parimi i baraslargësisë, por ama në raport me cilat pika të dala të këtyre vijave bregdetare? Nëse nuk dimë këto pika, që mund t’i kuptonim më mirë me hartën përkatëse, atëherë nuk mjaftojnë 150 koordinatat e vijës së kufirit, bëra publike në media. Harta duhet të jetë pjesë e transparencës, madje dhe t’i bashkëngjitet dokumentit që shkon në parlament për t’u ratifikuar.
Së gjashti, të gjitha qeveritë shqiptare që prej vitit 1996 dhe më së shumti prej 1997, vit i rënies së piramidave, siç e pranojnë autorët grekë kanë qenë në njëlloj zbythjeje dhe vetëm kanë pranuar çfarë i kanë kërkuar autoritetet greke, pa imponuar asgjë në marrëdhëniet midis dy vendeve. Kështu që dyshimi do të duket i ligjshëm. Bash për këtë arsye, një marrëveshje e tillë jo vetëm duhet të shkojë në parlament, por dhe duhet të miratohet me një shumicë të cilësuar. Jo si çdo marrëveshje apo konventë e zakonshme ndërkombëtare. Duhet të zbatohet parimi i analogjisë dhe një marrëveshje e tillë, e dyta në historinë e pluralizmit, pas asaj me Italinë, të miratohet me tre të pestat. Nuk shihet asnjë arsye, madje pse Kushtetuta të mos kishte përfshirë në nenin 82 ku parashikohen ligjet për t’u miratuar me tre të pestat, dhe ato që lidhen me territorin.
Dhe së shtati. Dyshim krijon fakti pse një marrëveshje e tillë nuk erdhi në Parlament, megjithëse paska mbetur vetëm një seancë plenare për t’u zhvilluar. Nëse nuk do kishte kohë për t’u miratuar, nuk kuptohet as nguti për të nënshkruar një marrëveshje të tillë.
A janë shitur realisht 225 kilometër katrorë?
Por nëse ke të drejtë të dyshosh për llojin e marrëveshjes, dyshimi se nëpërmjet saj i janë dhuruar Greqisë 225 kilometër katrorë, ama nuk është real dhe është fiksion thuajse i plotë. Ja një arsyetim shterues për të çmontuar një hipotezë të tillë, që nuk është fabrikuar nga media, e cila madje ka meritë që insiston në këtë temë, por nga ekspertë të vjetër me siguri. Që nuk kanë përfytyrime globale të sakta. Përfytyrime të azhornuara.
Që të pranojmë se janë shitur 225 kilometër katrorë, pra që vija kufitare është tkurrur në favor të Greqisë, duhet të pranojmë që ka ekzistuar një ndarje e mëparshme. Por nëse do të kishte një ndarje të mëparshme të kufijve detarë, pse do të duhet të kishim ndarje të re? Me siguri nuk kemi patur siç e dëshmon historiku i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Por ama ka pas ekzistuar një vijë ndarëse. Që e ka burimin te një vendim i njëanshëm i kohës së luftës së ftohtë i qeverisë së Enver Hoxhës. Qeveria komuniste që nuk e kishte nënshkruar konventën e Montego Bay-t e kishte vetëpërcaktuar në mënyrë të njëanshme gjerësinë e detit territorial 15 milje dhe jo 12 milje siç thotë konventa në fjalë. Prej këtej vjen dhe bindja se nga spostimi prej vijës së mëparshme të përcaktuar njëanshmërisht, i kemi dhuruar Greqisë 225 kilometër katrorë. Ndoshta në raport me këtë vijë vërtet mund të kemi “humbur” 225 kilometër katrorë, por ato nuk i kemi pasur asnjëherë. D.m.th sa kohë që nuk kishte patur ndonjë konflikt rreth tyre, ndonjë episod peshkimi të paligjshëm, shfrytëzimi të njëanshëm të burimeve natyrore etj., etj., ato 225 kilometra katrorë me mendje i kemi patur ne, ashtu siç me mendje i ka patur dhe Greqia.
Gjithsesi, për të sqaruar të gjithë të dyshuarit e arsyeshëm dhe të paarsyeshëm, transparenca është ilaçi më i mirë. Jo sulmi ndaj medias që mund të ketë gabuar edhe thjesht për shkak të shkallës së lartë të kompleksitetit të një argumenti si ky. Por në debatin publik u fut një temë që ia vlente të hynte: kufijtë e një vendi nuk janë aq të parëndësishëm sa të jenë monopol i një shumice parlamentare. Sado patriote apo kozmopolite të jetë ajo, veçanërisht në prag të fushatave zgjedhore.