E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti me armë në qytet

 

SARANDE – Policia e Sarandës arrestoi dje një 17-vjeçar nga fshati Çukë. Adoleshenti u kap në lagjen nr. 4, duke mbajtur në krah një armë automatike të tipit “kallashnikov”. Sipas policisë, I. Garo ka qenë edhe më parë kontingjent i tyre. Mësohet se 17- vjeçari është parë në lagjet e qytetit të Sarandës, teksa mbante në shpinë një thes të dyshimtë. Blutë kanë ndaluar adoleshentin nga Çuka dhe pas kontrollit të kryer i gjetën atij të futur në thes, armën automatike së bashku me një krehër me 8 fishekë. Policia bëri të ditur se po punon për të zbuluar qëllimin e mbajtjes së armës nga ana e të arrestuarit në një zonë të banuar.                      sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›