E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkonin në dasmë, aksidentohen

 

PERMET – Shkonin në dasmë, pësojnë aksident fatal gjatë rrugës. Një 64-vjeçare mbeti e vdekur në vend, pasi makina ku udhëtonte u përplas me një kamion, pranë urës së Dragotit, në aksin Përmet-Tepelenë. Mësohet se viktima, Raime Cikollari, bashkë me dy djemtë, nusen e njërit prej tyre dhe mbesën po shkonin në Përmet, për një sebep familjar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20, pasi makina “Benz” u godit në pjesën e përparme të saj nga një kamion me targë të Vlorës. Udhëtarët e tjerë të veturës mbetën të plagosur, më rëndë Arjan Cikollari, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit të rëndë.    p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›