Kostoja e studimeve për sistemin part-time
02/09/2011 Ndarja e plotë e tarifave për programet e para dhe të dyta studimore për të gjitha fakultetet publike
Kriteret e pranimeve do të jenë të ngjashme me sistemin e ditës. Si do të përzgjidhen fituesit
Kriteret
Shpallen tarifat e studimeve për sistemin me kohë të pjesshme. Krahas kuotave të miratuara për programet e studimeve part-time në universitete publike të vendit, janë detajuar edhe kostot e studimeve për fakultetet e para dhe ato të dyta. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuara pagesat e plota të studimeve për programet e para dhe ato të dyta. Po ashtu, krahas pagesës totale të studimit, do të gjeni edhe tarifat për kredite që do të paguajë secili prej kandidatëve që do të shpallet fitues nga procedurat e përzgjedhjes. Ndonëse nuk është vendosur ende data zyrtare, gjatë mbylljes së muajit tetor apo fillimin e muajit pasardhës fakultetet do të çelin procedurën e regjistrimeve për kandidatët që duan të vijojnë studimet e larta në këto degë gjatë vitit të ri akademik. Përzgjedhja e fituesve që do të pranohen në këto degë do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje (ku aplikuesi do të depozitojë pranë sekretarive të fakulteteve dokumentet e kërkuara) dhe kritereve të veçanta që do të përcaktojnë vetë fakultetet. Prioritet në programet e para të studimeve part-time pritet të kenë maturantët të cilët nuk kanë arritur të marrin asnjë të drejtë studimi në sistemin me kohë të plotë. Megjithatë, në degët ku fluksi i kërkesave për studime do të jetë më i lartë se kuotat e miratuara për atë program, kriter përzgjedhës edhe për këtë vit do të jetë nota mesatare. Duke iu referuar ndryshimeve të bëra gjatë viteve të fundit në këtë program studimi, vihet re gjithnjë e më shumë se kriteret e pranimeve po shkojnë gjithnjë e më shumë në ngjashmëri me ato që aplikohen në sistemin e ditës. Kjo me qëllim rritjen e cilësisë që prodhohet në këtë cikël studimesh. Në total, për vitin e ri akademik janë miratuar rreth 7035 kuota për kandidatët brenda vendit dhe 400 kuota të tjera pranimi janë vënë në dispozicion të kandidatëve që vijnë nga trojet.