Vjeshta, më 9 shtator testimi i parë për mbetësit e maturës
02/09/2011 Mbi 6 mijë maturantë nisin përgatitjet që duhen për përfshirjen në garën e pranimeve në universitete
Maturantët mbetës kanë ende një shans tjetër për të vijuar garën e pranimeve në shkollat e larta publike gjatë vitit të ri akademik. Për këtë, ata gjatë javës së ardhshme duhet të shlyejnë detyrimet në provimet mbetëse të maturës, që u zhvilluan gjatë sezonit të parë në muajin qershor. Sikundër ka ndodhur në sezonin e parë të provimeve të maturës, edhe për vjeshtën ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Vlerësimeve do të ngujohen sipas afateve të përcaktuara, për të hartuar tezat e provimeve në katër lëndët përkatëse që do të japin mbi 6 mijë maturantët që kanë rezultuar mbetës. Faza e parë e hartimit të testit do të iniciojë ditën e hënë, ku ekspertët për tri ditë me radhë do të caktojnë pyetjet që do të mbajë teza e provimit për Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe, e cila do të zhvillohet më 9 shtator. Po e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për testimin e Matematikës, që do të zhvillohet më 13 shtator, ndërsa dy provimet me zgjedhje do të zhvillohen më 17 shtator. Maturantët që do të vlerësohen kalues në këto testime do të mund të hyjnë sërish në garën e pranimeve për universitetet publike, që do të realizohet nëpërmjet plotësimit të formularit A3. Ky formular nuk do të ketë në përmbajte të gjitha degët që ofrojnë fakultetet publike, por pjesën dërrmuese të vendeve që do të mbeten të paplotësuara gjatë fazës së parë të përzgjedhjes, e cila pritet të bëhet publike më 11 shtator me listën e fituesve paraprakë. Edhe për këto provime testet do të hartohen me nivele të caktuara vështirësie, në mënyrë të tillë që maturantët me njohuritë e tyre të arrijnë të kalojnë pragun minimal të pikëve, për të vijuar më tej procedurën për ndjekjen e shkollës së lartë gjatë këtij viti. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative që do të vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 pyetje do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 37 pikë. Gjithashtu është përcaktuar që testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative e të tjerat me zhvillim.