E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kotbus heziton për kontratën e Skelës

 

"Mesfushori shqiptar Ervin Skela me paraqitjet e tij këtë edicion nuk i ka bindur zyrtarët e skuadrës Energi Kotbusit që t'i ofrojnë një kontratë të re", shkruante dje revista gjermane "Kicker". Skela këtë edicion me Kotbusin ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë një asist në 15 ndeshje. Skuadra e tij gjendet në vendin e 16-të në Bundesligën gjermane pas 16 ndeshjeve. "Ne do të presim përfundimin e fazës së parë të sezonit dhe do të bisedojmë në pushimin dimëror. Tani është herët të flasim", ka thënë menaxheri i Kotbusit, Stefen Heidrih. Skela 32-vjeçar ka kontratë me Kotbusin deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai shënoi shtatë gola dhe asistoi gjashtë herë. "Për momentin po koncentrohem në fushën e blertë. Të gjitha të tjerat do t'i lë të më vijnë vetë. Unë e di se çfarë aftësish kam. Zyrtarët në skuadër po ashtu i njohin aftësitë e mia dhe do të ulemi së bashku e të bisedojmë gjatë pushimit. Unë si futbollist natyrisht që dua të luaj në Bundesligë, por nuk mendoj se Kotbusi do të largohet nga Bundesliga 1", deklaroi për mediat gjermane, Skela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›