E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet mes historisë e demokracisë

 

Historia e vendit të tij është shembulli më i mirë që mund të sjellë. Nuk është filozofi, por një eksperiencë e jetuar së gjalli. Dje në Universitetin Evropian të Tiranës, shkrimtari dhe diplomati spanjoll Jose Maria Ridao mbajti një seminar me temën "Rindërtimi i demokracisë dhe rishkrimi i së kaluarës". Merrnin pjesë në këtë seminar emra të njohur të politikës, por edhe letrave, si Sabri Godo, Besnik Mustafaj, Servet Pëllumbi, Pirro Misha, etj. Sipas tij kur flasim për marrëdhënien mes së kaluarës dhe demokracisë, duhet të kemi parasysh se vetë koncepti i historisë, ka ndryshuar bashkë me historinë, pra me kalimin e viteve. Ndryshimi i këtij koncepti ndodhi në shek. XIX, kur me histori nuk kuptohej më dëshmi. Ai e lidhi ndryshimin e këtij koncepti me lëvizjet nacionaliste të shumë popujve të Evropës, kur qeveritë e përdorën të kaluarën si pikëmbështetje të së tashmes.  Në këtë kohë, sipas Ridaos, historia zuri vendin e vetë zotit. Më tej ai iu qas çështjes, duke sjellë si shembull eksperiencën e vendit të tij, ku debatohet mbi mënyrën se di duhet të trajtohen periudha të caktuara historike, si ajo e Frankos, çfarë duhet bërë me emrat e rrugëve që mbajnë emrat e gjeneralëve të Frankosë, apo njerëzve që i shërbyen. Për të gjitha këto Ridao ngre dyshime. Ai është për rishikimin e së kaluarës, por më së shumti për përqendrimin në të tashmen dhe të ardhmen, por jo si utopi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›