Ramiz Alia në Byro: Kadriu e Feçorri u pushkatuan,Fiqiretes i falëm jetën
“Më në fund tradhtarëve u treguam vendin. Kadri Hazbiu e Feçorr Shehu u pushkatuan. Fiqiretes i falëm jetën duke e dënuar me 25 vjet”.
AFRIM IMAJ
Ramiz Alia raporton triumfues në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror duke qetësuar udhëheqjen e Partisë për dënimin e grupit armiqësor më të madh, siç e vlerëson ai kryqëzimin e të pandehurve të gjyqit të gushtit të vitit ‘83.
I janë dashur 10 ditë Ramiz Alisë nga momenti i shpalljes së vendimit të procesit të bujshëm, për të hartuar materialin përmbledhës, nëpërmjet së cilit sqaron sipas tij thelbin e veprimtarisë tradhtare të ndëshkuar rëndë tashmë nga drejtësia popullore. Gazeta “Panorama” ka siguruar dokumentin e procesverbalit të mbledhjes së Sekretariatit të KQ, të 12 shtatorit ‘83, në të cilin pasqyrohet krekosja e udhëheqësve të lartë “për shfarosjen e bandës më të rrezikshme tradhtare të partisë e të pushtetit popullor”. Ramiz Alia, krahu i djathtë i Enver Hoxhës, pasi është njohur me ecurinë e procesit gjyqësor ndaj të vesë dhe bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-kryeministrit të vetëvrarë, mundohet të përvijojë konkluzionet përfundimtare me të cilat do të njihet opinioni qytetar. Në dialogun e drejtuesve të lartë rreth përfundimeve të procesit gjyqësor, bie në sy angazhimi i tyre në denoncimin e veprimtarisë terroriste të ish-kryeministrit, i cili nga momenti i vetëvrasjes njihet nga tërë lidershipi, si një poliagjent i tmerrshëm. Në procesverbalin e takimit të sekretarëve të KQ, më 12 shtator 1983, janë dokumentuar me theks të veçantë referimet që Ramiz Alia ka marrë nga procesi gjyqësor për çastet e fundit të Mehmet Shehut mbrëmjen e 17 dhjetorit ‘81 dhe dialogët e ish- kryeministrit me njerëzit e besuar të tij pak çaste para vetëvrasjes. Ndërkohë njeriu i besuar i Enver Hoxhës bën të ditur para kolegëve vizitën e fshehtë të Kadri Hazbiut te shefi i tij dhe mesazhin që i përcolli ish-kryeministrit pas mbledhjes së Byrosë Politike, ku ai ishte objekt i kritikave për zbutjen e luftës së klasave. Për aq sa pretendon numri dy i partisë, procesi gjyqësor ka konfirmuar katërcipërisht qëllimin e kësaj organizate të kryesuar nga Mehmet Shehu për eliminimin e Enver Hoxhës dhe përmbysjen me dhunë të pushtetit popullor. Më herët, në takime të veçanta me Enver Hoxhën, Hekuran Isai, ish-kreu i Sigurimit të Shtetit, ka raportuar gati për ditë rreth ecurisë së procesit gjyqësor ndaj Fiqirete Shehut, Llambi Ziçishtit, Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut, Nesti Nases etj. Në takimin e 12 shtatorit Ramiz Alia sjell një panoramë më të zgjeruar rreth dëshmisë tronditëse të Fiqirete Shehut për planin e mbetur në tentativë për një atentat të mundshëm ndaj sekretarit të Parë të KQ dhe rolin e Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut dhe Llambi Ziçishtit në këtë operacion terrorist...
DOKUMENTI
TAKIM DITOR I SEKRETARËVE TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË
ME 12 SHTATOR 1983
Në këtë takim marrin pjesë sekretarët e KQ të PPSH, Ramiz Alia, Lenka Çuko dhe Vangjel Çërava, si dhe shokët Muho Asllani, anëtar i Byrosë Politike të KQ dhe sekretar i Parë i KP të rrethit të Durrësit, Pali Miska, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH dhe sekretar i Parë i KP të rrethit të Elbasanit dhe u diskutua mbi përfundimin e gjyqeve kundër tradhtarëve, komplotistëve e puçistëve Fiqirete Shehu, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, etj...
RAMIZ ALIA: Njerëzit e morën vesh se u zhvillua gjyqi kundër bandës së komplotistëve, puçistëve dhe terroristëve të kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu me pjesëtarë Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Ziçishtin, Fiqiret Shehu etj.
Të dy gjyqet, si ai ku u gjykuan dhe u dënuan armiqtë Fiqiret Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase dhe Skënder Shehu, i cili u bë me dyer të hapura, si dhe ai ku u gjykuan dhe dënuan armiqtë Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Llambi Peçini, etj., i cili për arsye të mosdaljes jashtë të sekreteve ushtarake u bë me dyer të mbyllura, u zhvilluan mirë dhe me interes. Ajo që kishte rëndësi gjatë gjyqit ishte se terroristët dhe komplotistët u mbërthyen me shumë fakt, me shumë dokumente. Nuk kishin nga t’ia mbanin, sidomos Kadriu dhe Feçorri Shehu që përpiqeshin t’i bënin bisht fajësisë së tyre që donin ta fshihnin veprimtarinë e tyre, të pengonin drejtësinë për të arritur në konkluzion të saktë. Mirëpo faktet i vunë me shpatulla në mur...
PALI MISKA: Edhe takimi i Kadri Hazbiut me Mehmet Shehun natën e 17 dhjetorit 1981, para se ky i fundit të vriste veten, nuk është pa domethënie.
RAMIZ ALIA: Ai takim u bë fare komedi. Armikja Fiqirete Shehu dhe armiku Ali Çeno deponuan hollësisht për rrethanat se si u krye ai takim. Fiqirete Shehu shpjegoi se atë natë para se poliagjenti Mehmet Shehu të vriste veten, erdhi në shtëpi Kadri Hazbiu, i cili i kishte thënë Mehmet Shehut se nga pyetjet e diskutimet që u bënë në mbledhjen e Byrosë Politike gjendja për ty është shumë e rëndë dhe se dyshonte se mosudhëheqja e partisë kishte ndonjë sinjal komprometues ndaj tij, etj. Kadri Hazbiu e mohonte takimin dhe për ta vërtetuar alibinë e tij kërkoi të pyeten në gjyq si dëshmitarë shoferi i tij, si dhe një person tek i cili atë natë Kadri Hazbiu kishte shkuar për përvjetor ditëlindjeje. Erdhi shoferi i tij si dëshmitar dhe e pyetën “Çfarë ke bërë atë natë kur Mehmet Shehu vrau veten?. Atë natë, tha ai, mbasi mbaroi mbledhja e Byrosë Politike e mora Kadri Hazbiun në makinë dhe e çova në zyrë. Sapo e çova në zyrë më dërgoi në shtëpi t’i merrja nja një qese duhani. Vajta në shtëpi i mora qesen e duhanit dhe ia çova në ministri. Sa ia dhashë qesen më tha: Më prit poshtë. Edhe unë kështu bëra. Zbrita poshtë dhe po e prisja. Nuk vonoi shumë erdhi Kadri Hazbiu, hipi në makinë dhe më tha të ecja nga bulevardi. Edhe unë ashtu bëra. Kur erdha tek ura e Lanës ai më tha të kthehesha djathtas dhe kështu shkova me makinë deri te shtëpia që hyn në Bllok. Kryetari i gjykatës, shoku Aranit Çela e pyeti: “Ku vajte”? “Vajta i tha shoferi deri afër shtëpisë së shokut Rita Marko, dhe aty u ndala. Kadriu doli nga makina dhe u fut në Bllok. Ku ka shkuar unë nuk di gjë. Aty ndenja rreth 20 minuta, me saktësi nuk e mbaj mend, por pas një kohe Kadriu u kthye. Prej andej e kam çuar në shtëpinë e një të quajturi Ismail Isufi”.
PALI MISKA: Ata u fshehën për një kohë të gjatë për 40 e ca vjet.
RAMIZ ALIA: Të tërë këta armiq Mehmet Shehu i kishte grumbulluar rreth vetes që të punonin në mënyrë sistematike kundër partisë, kundër shokut Enver. Ata përpiqeshin të gjenin rastin dhe të sulmonin. Në gjyq doli qartë çështja e atentatit kundër shokut Enver. Të rrëqethej mishi kur dëgjoje cinizmin me të cilin flisnin ata, kur tregonin mënyrën se si do ta bënin, kohën kur do ta bënin, etj.
LENKA ÇUKO: Ata ishin armiq të betuar...
RAMIZ ALIA: Gjyqi siç e dini përfundoi me sukses, ata i drejtuan lutje për falje Presidiumit të Kuvendit Popullor.
PALI MISKA: Edepsëzët, të katër i kishin bërë lutje: Presidiumit të Kuvendit Popullor.
RAMIZ ALIA: Po, po të katër kërkuan t’u falej jeta. Kadriu në lutjen e tij thoshte: “Kërkoj falje nga i larti Presidium”.
Presidiumi natyrisht ua refuzoi faljen, kurse organet përkatëse zbatuan vendimin e gjykatës...!
LENKA ÇUKO: Ata tërë jetën kanë punuar si armiq.
RAMIZ ALIA: Në kohën e ngjarjeve të Kosovës, në vitin 1981, kur përgatitesh prej tyre ky komplot kaq i rrezikshëm kundër partisë, kundër shokut Enver, Kadri Hazbiu kishte thërritur oficerin e poliagjentit Mehmet Shehu, armikun Ali Çeno dhe i kish thënë: “I dëgjon ngjarjet që po bëhen në Kosovë?”. “Po i kish thënë Aliu, i kam marrë vesh”. “Ato që bëhen atje mund të ndodhin edhe këtu tek ne, prandaj t’i duke qenë se je pranë Mehmet Shehut duhet të kujdesesh se asnjë qime të mos i bjerë mbi jakë Mehmet Shehut. Je përgjegjës përpara partisë”...
PALI MISKA: Kur Mehmet Shehu vrau veten, Kadri Hazbiu kujtoi se e kapërceu lumin.
RAMIZ ALIA: Kadri Hazbiu me siguri ka ndikuar që armiku Mehmet Shehu të vrasë veten. Atë natë mbas mbledhjes së Byrosë Politike, Kadri Hazbiu kur ka shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut dhe i ka thënë “T’u zbuluan petët e lakrorit”, bile ka shumë mundësi që ai t’i ketë thënë gjithashtu “kam urdhër që nesër të të arrestoj. Prandaj si do të bësh, do të vish nesër në mbledhje dhe unë të të vë prangat se këtë unë jam i detyruar ta bëj, apo do të gjesh rrugë tjetër. Kështu mund t’i ketë thënë dhe Mehmet Shehut i lindi ideja që të bënte atë që bëri vite më parë Nako Spiru.
PALI MISKA: Po, po ai e ka bërë këtë punë.
RAMIZ ALIA: Këtë e tha dhe Fiqireti në gjyq.
LENKA ÇUKO: Ajo tha se kur erdhi në shtëpi Kadri Hazbiu, Mehmeti u zverdh, u shqetësua.
RAMIZ ALIA: Po, po Fiqireti tha se kur u bë fejesa e djalit të tyre Skënderit, Kadriu filloi të mbajë distancë me Mehmetin dhe Mehmeti shpeshherë më thoshte: “Ah ky Judë, ky më tradhtoi dhe kërkon të më zërë vendin, bëri luftë”. Në fakt derisa jugosllavët i dhanë detyrë Mehmet Shehut të bënte atentat kundër Enver Hoxhës, ata e eliminuan atë. Pra, jugosllavët e zhdukën, e dogjën agjentin e tyre për një çështje më të madhe. Kishin hallin e Kosovës ata. Fundi i fundit ata menduan: Përse e duam këtë kartë ne? Në radhë të parë për të shpëtuar veten. Kur po digjej Jugosllavia, ia “vlente barra qiranë” ta eliminonin Mehmet Shehun. Nga ana tjetër jugosllavët kishin rezerva të tjera. Kështu që me siguri ata e kanë porositur Kadriun si do të vepronte.
PALI MISKA: Po, edhe në qeveri filloi të marrë frenat.
RAMIZ ALIA: Kur shoku Enver i tha në mbledhjen e Byrosë Politike, Mehmet Shehut: “Alibia jote nuk qëndron”. Atëherë Kadri Hazbiu ka menduar se Mehmet Shehu u mbërthye dhe po u mërzit ai, do shtrëngohet dhe mund të flasë, mund të tregojë edhe për mua, atëherë u dogja dhe unë, prandaj Mehmeti duhet eliminuar. Si ta eliminonte? Ta vriste? S’kish se si ta bënte. Atëherë gjeti rrugën tjetër: Ta frikësonte, ta trembte, në mënyrë të tillë sa që ai t’i binte vetes. Kështu që Kadriu atë natë duhet t’i ketë thënë: “Unë jam ministër i Mbrojtjes, tani po trajtohem mirë, unë jam anëtar i Byrosë Politike, prandaj mua dhe jo Feçorr Shehun, më kanë ngarkuar të të vë hekurat. Erdha këtu që t’i ndajmë hesapet se kjo punë nuk bëhet ndryshe”.
PALI MISKA: Logjike është kjo.
RAMIZ ALIA: Fiqiretja e vërteton që erdhi Kadriu në shtëpi dhe u futën të dy me Mehmetin në dhomë. Që i ka thënë këto gjëra Kadriu Mehmetit kjo është kaq e vërtetë sa Mehmeti, siç tha ajo, pas ardhjes së Kadriut ndryshoi menjëherë. Atë natë, tregon Fiqireti, e kishim lënë të bisedonim në telefon me Skënderin. Fiqireti tha kështu: Kur erdhi Mehmeti nga mbledhja e Byrosë Politike më tha se do të punonte mbasi duhej të përgatitej për të nesërmen, se shoku Enver i kishte thënë se duhet të përgatiteshe dhe të jepte shpjegime prapë. “Prandaj i thuaj Nerit (Skënderit) të më marrë nesër mbrëma në telefon”. Veç kësaj, vazhdon Fiqireti, ai më tha se nesër paradite mund të mbarojë mbledhja e Byrosë Politike, kështu që mbasdite kemi një vizitë te Hekurani se i ka vdekur nëna”. Pra, tërë rrethanat flasin qartë se ai, përpara se të vinte Kadri Hazbiu nuk kish vendosur për të vrarë veten.
LENKA ÇUKO: Diskutimi i çështjes së tij doli nga kuadri i fejesës...
RAMIZ ALIA: Me ton diskutimet ishin paradite. U bë propozimi për masën që duhej marrë ndaj tij. Kështu që diskutimet e mbasdites ishin vazhdim i atyre që u bënë paradite. Diskutimet e shokëve ishin shumë të forta, shumë të drejta, shumë goditëse por në fund të fundit ato që ishin për t’u thënë u thanë paradite, kështu që ai po të ishte puna që do të vendoste të vriste veten, ai do ta vriste në drekë, pse të vinte të dëgjonte dhe pasdite? Ai e mori vesh të tërë procesin. Në mbrëmje i tha Fiqiretit që të nesërmen do të vinte te shoku Hekuran për ngushëllim, që t’i thoshte edhe Skënderit se të nesërmen do të vriste veten vetëm për t’ia dëgjuar zërin edhe njëherë të birit do të kish biseduar në telefon me të.
LENKA ÇUKO: Po të kishte vendosur të vetëvritej për ta shpëtuar djalin, të cilin e kishte bashkëpunëtor në krim, do t’i thoshte: “Sido që të vijë puna pa porosinë time mos u kthe”.
RAMIZ ALIA: Të gjitha këto vërtetojnë se Kadriu e ka shtyrë Mehmetin të vrasë veten...
vijon nesër...
Likuidimi i Enver Hoxhës: Një bandë, dy gjyqe!
“Do vrisnin Enver Hoxhën dhe do përmbysnin me dhunë pushtetin popullor”. Ndërkohë që ky motiv ishte i njëjtë për një duzinë të akuzuarish, gjykimi ndaj tyre u bë veç e veç. Për herë të parë Ramiz Alia në mbledhjen e 12 shtatorit ‘83 artikulon “të vërtetën” e kësaj mënyre procedimi. “Të dy gjyqet, pohon Alia, si ai i Fiqerete Shehut, Llambi Ziçishtit, Nesti Nases dhe Skënder Shehut, i cili u bë me dyer të hapura, dhe ai i Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut, Llambi Peçinit, etj., i cili për arsye të mosdaljes jashtë të sekreteve ushtarake u bë me dyer të mbyllura, u zhvilluan mirë dhe me interes.” Po siç thonë dëshmitarët, ndarja në gjyqe të hapura e me dyer të mbyllura, nuk kishte të bënte fare me këtë argument. Në të parin, siç duket edhe nga dosja e gjyqit që ka siguruar “Panorama” janë bashkuar ata që pranuan të bashkëpunojnë me Sigurimin e Shtetit dhe miratuan të gjitha akuzat në adresë të tyre. Ndërkohë me dyer të mbyllura, u bë gjykimi i të pandehurve që hodhën poshtë çdo gjë të adresuar për ta. Të bëhej në prani të publikut ky proces, do të kishte një kosto jo të vogël për organizatorët e tij. Prandaj çdo gjë u bë në terr dhe fshehtas.