Kotorri vendos: Dua të mbetem te Dinamo

Elvis Kotorri, dy herë kampion si portier me Elbasanin (2005-2006) dhe Dinamon (2007-2008), është tashmë një lojtar i lirë. Elbasanasi është dhe portieri që pësoi më pak gola sezonin e kaluar, vetëm 14 gola në 32 javë aktivizim, por kurrë nuk ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Kombëtares.
Ish-lojtari i Shkumbinit (2003-2004) pranon se ka disa oferta nga klubet e tjerë të Superligës, por edhe nga një ofertë nga jashtë Shqipërisë, por zgjedhja e parë e tij është Dinamo.
17-herë kampionët e Shqipërisë do të luajnë në eliminatoret e Ligës së Kampioneve dhe 29-vjecari Elvis Kotorri ka shansin të jetë në vëmendjen e menaxherëve të huaj.