Play-out, neser Teuta-Burreli

Neser, Teuta dhe Burreli do të përballen në "Selman Stërmasi" (ora 16:00) në betejën e parë të "play-out". Skuadra durrsake e drejtuar nga Kristaq Mile, që zuri vendin e 9-të në Kategorinë Superiore , konsiderohet dukshëm favorite, kundrejt matjanëve të Përparim Daiut, që u rendit e katërta në Kategorinë e Parë. Të dielën do të zhvillohet "Qemal Stafa" ndeshja midis Kastriotit (Kategoria Superiore) dhe Lushnjës (Kategoria e Parë). Me përfundimin e dy takimeve do të skicohen përfundimisht 12 skuadrat që do të marrin pjesë në sezonin e ri 2008-2009. Nga Kategoria e Parë u ngjitën në Superligë, Bylis (kampion) dhe Apolonia, ndërsa nga Kategoria Superiore u rrëzua në të Parën, Skënderbeu dhe Besëlidhja.