Partizani blen tre “ujqër” korçare

Partizani, ashtu si vitin e kaluar, është e para skuadër e Superligës që realizon blerjet e para. Nënkampioni i Shqipërisë do të marrë pjesë në Kupën UEFA dhe përforcimet e para vijnë nga Korca.
Emrat janë bindës. Sulmuesi 25-vjecar Marius Ngjela, golashënuesi i katërt më i mirë në sezonin e kaluar, i cili luajti për Skënderbeun e Besëlidhjen. Mesfushori 26-vjecari Edi Cajku dhe mesfushori 22-vjecar Jorgo Cipi janë dy emrat e tjerë nga Skënderbeu.
"Ujqërit e dëborës", sic është edhe nofka e lojtarëve të Skënderbeut, do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë dhe skuadrat e tyre është thuajse e shpërbërë.
Te Partizani ekziston tashmë një koloni e pastër korcare, pasi aktualisht luajnë edhe tre lojtarë të tjerë: Paulin Dhembi, Tefik Osmani dhe Blendi Shkëmbi. Trajneri Hasan Lika është i konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm.