Rusët: Askush nuk mund të jetë me keq se Bush
Moske (Start)-Ashtu si në të gjithë kryeqyetet botërore, zgjedhja e presidentit të ri amerikan, Barak Obama është pritur në mënyrë entuziaste. Analisti i Ria Novosti, Andrey Fedyasin ka komentuar marrëdhëniet e mundshme SHBA-Rusi me ardhjen në pushtet të Obamës. Sipas tij, asnjë kandidat i mundshëm nuk do të ishte më i keq se presidenti Xhorxh W. Bush.
Eksperti rus ka theksuar se me ardhjen në pushtet të Obamës, ka ardhur edhe koha kur marrëdhëniet midis dy vende të rishikohen edhe një herë për tu dhënë fund konflikteve që i kanë shoqëruar ato gjatë viteve të fundit. “Ka ardhur koha kur edhe Amerika të shikoj rreth e rrotull dhe të kuptoj se nuk është e vetmja në planet që duhet të marrë vendime. Historia është e mbushur me paradokse të ndryshme. Edhe ish Bashkimi Sovjetik përjetoi të njëjtën gjë në fund vitet 1970 dhe fillim vitet 1980. Edhe pse ka ndryshime, mentaliteti në këtë mes mbetet i njëjtë. Ky mendim është lënë mënjanë në Rusinë e sotme. Tanimë është radha e SHBA-ve të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Fedyasin.